Lufta me flakët/ Zjarrfikësi nga Përmeti digjet pjesërisht në trup dhe në fytyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romeo Sulejmani, është zjarrfikësi nga Përmeti, që në përpjekje me flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë.

Sipas vlerësimeve paraprake të mjekëve të spitalit, ai ka marrë djegie të shkallës së dytë e të tretë. Për të parë gjendjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve Arben Cara vizitoi efektivin në spital.

Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrëfikës drejt Tiranës.

“Fatmirsisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplokojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi gati për ta çuar jo vetëm drejt Tiranën, por nëse duhet edhe në vende të tjera. Zjarret kanë bërë dëme në bimësi dhe pyje, nuk ka dëme në banesa. Vatrat e zjarrit janë shkuar në zonën e Dropullit dhe vijon në qafën e Muzinës”, tha ai.

Nga ana e tij, zjarrëfikësi Sulejmani rrëfen momentet e përballjes me zjarrin.

“Kemi luftuar me flakët për orë të tëra, në shumë zona zjarret janë fikur. Kemi shkuar në zonat malore sepse kishim makinë vetëm për zonat malore dhe kemi shpëtuar një kishë. Pastaj jemi rikthyer dhe fikëm vatra të tjera zjarri, pastaj zjarri rrezikonte familjet dhe jemi futur për ta shuar”, tha ai. S.B

Të fundit

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Braçe reagon kundër Belind Këlliçit: Bëhu burrë! Morët zvarrë një grua

Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas sherrit me drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Deputeti i PS ka shpërthyer ndaj...

Spiropali del kundër KQZ: Duam që rezultati i Vorës të dalë tani!

Drejtuesja politike e PS në Tiranë, Elisa Spiropali, ka kërkuar këtë mbrëmje që KQZ të publikojë menjëherë rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe...

Numërohen 3 kutitë e para, këto janë rezultatet për PS-PD

Janë numëruar 3 kutitë e para nga zgjedhjet e 11 majit në bashkinë e vogël të Pustecit, pjesë e Qarkut Korçë. Nga këto kuti udhëheq...

Lajme të tjera

Web TV