Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Më shumë se 8 miliardë njerëz jetojnë në tokë/ Rritja do vazhdojë deri në 2084

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se tetë miliardë njerëz aktualisht jetojnë në tokë. Por rritja po ngadalësohet. Pika kulmore e rritjes pritet të arrihet në vitet 2080, sipas një parashikimi të ri të OKB-së.

Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se dhjetë miliardë njerëz.

Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan këtë javë. sot në Ditën Botërore të Popullsisë në Nju Jork.

Edhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë (BiB) në Gjermani i prezantoi disa tendenca.

Sipas studiuesve, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht një fëmijë më pak sot se në vitin 1990. Rënia e lindjeve ka prekur të gjitha rajonet në dekadat e fundit, thonë ata.

Aktualisht, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht 2.2 fëmijë.

Megjithatë, për shkak të inercisë së proceseve demografike, kjo do të zgjasë deri në vitin 2084 para se popullsia botërore të arrijë maksimumin e saj. Pas kësaj, numri në rënie i lindjeve pritet të kapërcehet nga numri në rritje i vdekjeve.

Struktura e moshës është jashtëzakonisht e re në Afrikën Sub-Sahariane

Frank Swiaczny nga BiB e sheh Afrikën Sub-Sahariane – d.m.th. vendet në Afrikë që shtrihen në jug të Saharasë – si një rajon kyç për rritjen e popullsisë në dekadat e ardhshme.

Ndërkohë që një numër në rritje vendesh po regjistrojnë numër më të lartë vdekjesh, niveli i lindjeve aty është ende mesatarisht 4.3 fëmijë për grua.

Deri në fund të shekullit, ky rajoni do të vazhdojë të shënojë rritje popullsie, nga sot 1.2 në 3.4 miliardë njerëz, edhe nëse lindshmëria bie në dy fëmijë për grua.

Arsyeja e rritjes së popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane qëndron në strukturën e moshës jashtëzakonisht të re, shprehet Jan Kreutzberg, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW).

Lexo edhe :  Sondazhi i CNN: Tetë shtetet që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në SHBA

Në këtë rajon të botës, ku më shumë se 40 për qind e njerëzve janë nën 15 vjeç, shumë vajza lindin fëmijë shumë herët dhe shpesh më shumë fëmijë sesa mund të kujdesen për ta.

Përveç kësaj, në shumë raste, shtatzënia në adoleshencë nënkupton fundin e jetës shkollore, duke u privuar grave dhe vajzave mundësinë për t’u arsimuar dhe për të fituar të ardhura të pavarura.

Të drejtat e barabarta për gratë nuk janë vetëm thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane, thekson Catherina Hinz, Drejtore e Institutit të Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin: “Vetëm nëse vajzat dhe gratë kanë qasje të barabartë në arsim, punë dhe kujdes shëndetësor, ato mund të bëjnë një jetë me vetëvendosje, sidomos kur bëhet fjalë për planifikimin familjar.”/DW

Të fundit

Doli me bluzën e Serbisë në një lidhje live, kërcënohet me jetë gazetari

Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme ka depozituar në Drejtorinë...

Kujdes! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse gëlltit çamçakëz

Çamçakëzi nuk është bërë për t’u ngrënë, por ka shumë njerëz që kanë gëlltitur një të tillë, kryesisht pa dashje. Paralajmërimi nga më të rriturit...

Bankieri i bosave të krimit, Prokuroria holandeze kërkon 10 vjet burg për Thanas Bakon

Dënimi me 10 vjet burg është kërkuar ndaj 53-vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako, i cili dyshohet si bankier i nëndheshëm i bosave të krimit...

Fluori mbi masën e rekomanduar ndikon tek inteligjenca e fëmijëve

Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi dyfishin e kufirit të rekomanduar, ndikon tek...

Varka me 37 mln £ kokainë zbarkon në brigjet angleze, trafikanti i ikën policisë me not

Momenti kur një varkë me 37 milionë paund kokainë në bord zbarkon në brigjet e Suffolk në Angli dhe dy kontrabandistët tentojnë t’i ikin...

Lajme të tjera

Web TV