WhatsApp shton sigurinë në aplikacion me veçori të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp është rikthyer sërish me një veçori tjetër të shtuar. Por kjo veçori e re do të shfaqet si pjesë e një përditësimi të ardhshëm të aplikacionit, raportoi WABetaInfo. Aplikacioni i famshëm i mesazheve të Meta-s po bashkon një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të rishikojnë me shpejtësi cilësimet e tyre të sigurisë dhe i ndihmon ata të mbrojnë llogaritë e tyre duke shtuar hapa shtesë sigurie.

Sipas WABetaInfo, veçoritë përfshijnë aftësinë për të vendosur një çelës, duke u mundësuar përdoruesve të identifikohen në WhatsApp me të dhëna biometrike ose një kyçje ekrani (screen lock).

Përdoruesit mund të shtojnë gjithashtu një email në llogarinë e tyre, duke lehtësuar rikuperimin e llogarisë kur nuk mund të marrin kodin e verifikimit me SMS. Për më tepër, kontrolli i sigurisë rekomandon aktivizimin e verifikimit me dy hapa, i cili siguron një hap shtesë sigurie përmes një kodi personal gjashtëshifror.

Kjo veçori e kontrollit të sigurisë është në zhvillim e sipër dhe është caktuar të jetë e disponueshme në një përditësim të ardhshëm. S.B

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV