Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Çfarë e pengon bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Po ne shqiptarët, a kemi një qeveri që është në aktivitet permanent për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë?

Historia jonë na ka sjellë dy shtete shqiptare në Ballkan. Por, për krijimin e dy shteteve etnike shqiptarësh në Gadishullin Ikirik, shqiptarët luftuan 500 vite rresht, të vetëm por me heronj e me heroizma që zor se mund t’i ketë bërë ndonjë popull tjetër në ruajtjen e identitetit të tij kombëtar.

Historia i përkrahu shqiptarët, dhe, pas 500 vjetësh masakër shoqërore dhe territoriale kundër tyre, që në të vërtetë ishin populli më i vjetër i Evropës, ata sot kanë krijuan dy shtetet e tyre kombëtarë: Shqipërinë dhe Kosovën.
Dhe po presin bashkimin kombëtar.

I.
Më urrejtje te epërme kanë qenë e janë kundër shqiptarëve politikat e fqinjëve të Shqipërisë.
Fqinjët e shqiptarëve e të Shqipërisë, historikisht. nuk kanë ekzistuar, se shqiptarët kanë qenë një popull etnik unik në Gadishullin Ilirik që nga lashtësia e deri sot.
Po sot si është situata në Shqipëri?
Sigurisht që është më e mirë se sa ka qenë pesë ose gjatë vite më përpara, por sërish zhvillimi ekonomik është ende apatik
Sepse…

Në Shqipëri sot nuk po ka ende një ndryshim progresiv në zhvillimin shoqëror. Progresi i ekonomisë është me ritme të ulëta, dhe del nga skemat që, një shoqëri si kjo jona, të kalojë: nga kapitali tregtar, në një kapital industrial.
Nese nuk do kalojmë në kapital industrial nuk do të kemi as punësim me intelekt të lartë, as zhvillim të një qytetërimi të lartë, dhe shoqërinë shqiptare do ta mbajë jo prodhimi i vendit, por remitancat e emigracionit.
Por, sa mund të vijojë kjo lloj ekonomie?

Ajo aksioma ekonomike që përmendëm për të kaluar nga kapitali tregtar në kapital industrial, në Shqipëri është ende e dobët, dhe prandaj, në Shqipëri sot nuk ka prodhim industrial.
Koha nuk pret. Por a ka në Shqipëri sot një qeveri profesioniste që ta njohë realisht ekonominë e tregut?
As që mund të bëhet fjalë se mund ta ketë!
Atëherë?…

II.
Kur në një shtet të pavarur nuk ka ndryshime progresive, ekonomia dhe zhvillimi ekonomik i këtij shteti ka ngrirë, se kuptohet që është në pasivitet.
Sot shoqëria shqiptare është në pasivitet.
Një kapitalizëm pa sens është sot tregu shqiptar. Ka kapital privat, por nuk ka kooperim. Prandaj që nuk ka as bursë.

A mund të imagjinohet sot në botë një shtet kapitalist pa bursën e mallrave?
Zhvillimi ekonomik i një shoqërie është vënia në lëvizje e kapitalit privat. Kur kapitali privat ka ngelur në palëvizje zhvilluese, ai ka ngrirë dhe i sjell vetëm fitimet e pakta të pronarit. Kurse koha e këtij shteti dhe e kësaj shoqërie, që është në kete gjendje, ka mbetur në pasivitet. Pse? Sepse nuk ka kooperim të kapitalit dhe s’ka as bursë.
Atëherë, ekonomia shqiptare është ende në mesjetë.
Por ka një aksiomë në zhvillimin e ekonomisë kombëtare të një shteti të pavarur: risitë e zhvillimit në zhvillimin ekomomik, i sjell vetëm qeveria me programin e saj.

Po ne shqiptarët, a kemi një qeveri që është në aktivitet permanent për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë?
Jo. Ne sot nuk kemi qeveri aktive, kemi një kryeministër që askush nuk e kupton pse duhet të jetë kryeministër, dhe kemi një qeveri që nuk bën asgjë përveçse paguhet e bën aktivitete turistike private, por me paratë e shqiptarëve, që këta pushtetarë po paguhen si frëngu pulën.

III.
Nëse një qeveri nuk ka një skemë të vetën, si krijim të saj, për të sjellë zhvillim të ri ekonomik në një vend, ajo nuk është qeveri, por një grup njerëzish që ushqehen, vishen dhe bëjnë qejfe me paratë e popullit.

Asgjë nuk ka sot në Shqipëri. Dhe latinët e mëdhenj, kur një shoqëri drejtohet nga të paaftë që nuk dinë të bëjnë gjë, na e kanë thënë shumë bukur konceptin e asgjëse në një zhvillim shoqëror – ata na kanë thënë:
Ex nihilo nihil.
Që don të thotë: nga asgjëja vjen asgjë.
E pra, ja, këtu jemi ne sot si shoqëri shqiptare që është pa drejtim adeguat… Domethënë që është pa një krijim shkencor si skemë aktive për zhvillimin kombëtar. Pse?
Sepse… Ex nihilo nihil.

Lexo edhe :  10 vjet luftë për Helenën e Trojës, legjenda që njihet si e vërteta absolute

IlI.
Koha nuk sjell ndryshime shoqërore po nuk janë njerëzit aktivë. Aktiviteti im, negativ ose pozitiv qoftë, sjell ndryshimin tim. Kjo është filozofia edhe për zhvillimin kombëtar. Pasiviteti është gjendje e ngrirë. Dhe ne sot kemi një qeveri pasive. Dhe askush nuk po e kupton psenë.

Por, kush e sheh sot me kënaqësi pasivitetin e një qeverie shqiptare? Sigurisht, kundërshtarët tanë.
Se ne nuk kemi pasur dhe as kemi fqinj që të jenë kundërshtarë me ne, në ide apo në sisteme politike. Kundërshtarët, që janë fqinjët tanë, kanë qenë dhe janë ende pushtues të territoreve shqiptare.
Shikojeni me vëmendje historinë tonë kufitare që të bindeni për këtë!
Shqipëria është sot i vetmi shtet në botë i cili kufizohet me fqinjët e saj, në territore shqiptare e me popullsi shqiptare. Shqipëria e vogël, është e rrethuar nga shqiptarë.
E shihni se çfarë na kanë bërë kundërshtarët tanë të shumtë në vitin 1913?!
Në këtë vit…

Te gjitha fuqitë e madha, i kishim kundër nesh kur ishte fjala për territorin etnik të shoqërisë shqiptare. Patriotët tanë të mëdhenj, të cilët në thelbin e tyre historik, ishin heronj, i bënë të gjitha përpjekjet, por nuk arritën dot gjë. Shqipëria e tyre mbeti vetëm me 28 mijë km2 territor, dhe 130 mijë km2 territor shqiptar u shpërnda në katër shtete, në : Serbi, në Greqi, Maqedoni dhe në Malin e Zi.

Shqipërisë, në vitin 1913 i mbeten jashtë territorit të saj me shume se 130 mijë km2, i gjithë i banuar nga shqiptarë.

Krim historik antishqiptar.

IV.
Dhe koha, që nga viti 1913, ecte kundër nesh, dhe shqiptarët nuk kanë pasur frymëmarrje, dhe shqiptarët donin t’i shpërbënin krejt e t’i shpërndanin nëpër territoret e sheteve fqinj. Madje, fuqitë e mëdha, kërkuan që shumicën e shqiptarëve t’i deportonin apo t’i shpërngulnin për në Turqi.

Dhe kudo flitej jo për shqiptarë, por për turq pushtues që kishin ardhur në Ballkanin Perëndimor gjatë pushtimit osman.
Një turp ky historik e antishqiptar! Por që shqiptarët as që e përfillën fare në rezistencën e tyre heroike kundër sllaveve të jugut, por edhe grekëve që shqiptarëve u kishin pushtuar Çamërinë.
Se ishte historia që i kishte mësuar se..

Shqiptarët, si me një urdhëresë nga qielli, që rreth pesë shekuj me pare i qëndruan me devocion të madh historik Arbërisë me Gjergj Kastriotin nëpër beteja legjendare që nuk i kishte njohur me pare historia.

Dhe, krenarë nga kjo ngjarje e madhe historike, shqiptarët e mbajtën të paprekur dhe si të shenjtë gjuhën shqipe, e ruajtën atë, e zhvilluan me rilindësit e mëdhenj, dhe erdhën në Shekullin e XX, të gjithë bashkë, kudo ku ishin për të lartësuar dinjitetin e tyre kombëtar. Dhe ia arriten, dhe sot janë dy shtete shqiprare në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova… dhe kanë përpara realizimin historik të bashkimit kombëtar : Shqipëri – Kosovë, si fillim, dhe që të shkojnë edhe në territoret e tjera.
Gjithmonë shqiptarët duhet të theksojmë me krenari se:

Gjendje më të rëndë se kanë kaluar shqiptarët për të ruajtur dinjitetin kombëtar të pacenuar, nuk ka kaluar ndonjë popull tjetër në Evropë e ndoshta në të gjithe botën.

Por, Intelekti i shqiptarëve të mëdhenj, patriotizmi i të gjithë shqiptarëve aktivë, kudo ku ishin ata nëpër botë, dhe, trimëria e sakrifica sublime e popullit shqiprar, e ndaloi këtë proces antinjerëzor kundër tyre, derisa…

Të shpërndarë tek fqinjët, por kurrë të asimiluar, përkrahës dhe dashurues sublimë të gjuhës shqipe, shqiptarët sot kanë krijuar në Ballkan dy shtete shqiptarësh, që bashkë kanë një popullsi me rreth 5 milionë shqiptarë…
Por kanë edhe gjuhën shqipe që i mbajti dhe i mbrojti ata në shekuj, e tani po i lulëzon në krijimin e shqiptarizmit modern e të kultivuar./    S.M

Të fundit

Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Kemi nisur punën për lirimin e Berishës

Belind Këlliçi ka njoftuar gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, se opozita ka nisur punën...

Shakira flet për çështjen e mashtrimit tatimor: E bëra për të mbrojtur fëmijët e mi

Shakira foli pas gati një viti nga arritja e zgjidhjes së çështjes së mashtrimit tatimor. Dje, më 5 shtator, ylli i popit rrëfeu për një...

Korrupsioni, një betejë që duhet fituar

Nga Artur Ajazi Korrupsioni, ka 34 vjet që përshfaqet si një “virus” i rrezikshëm  dhe i pamposhtur për  Shqipërinë. Institucionet dhe qytetarët e këtij vendi,...

Drejtues politikë që realizojnë objektivat e Berishës, por jo rotacionin

Ervis Iljazaj Debati publik për drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike niset nga një premisë e gabuar. Nga premisa se Berisha ka si qëllim...

Statistikat/ Gjysma e familjeve në Shqipëri janë me persona mbi 60-vjeç

Në gjysmën e familjeve në Shqipëri, banojnë persona që janë mbi 60-vjeç tregojnë të dhënat paraprake të detajuara të Cens 2023. Në të gjithë vendin...

Lajme të tjera

Web TV