Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Netanyahu dhe Biden takim ‘kokë më kokë’ në SHBA, ja çfarë pritet të diskutojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur zyra e liderit izraelit. Netanyahu pritet të niset të hënën drejt Shteteve të Bashkuara. Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Atë ditë, militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – kanë vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe kanë marrë peng rreth 240 të tjerë. Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Sipas raportimeve në media, diskutimet pritet të fokusohen në tentimet për të garantuar një armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve, në këmbim të të burgosurve palestinezë. Ndërkohë, në Izrael po rriten kritikat për udhëtimet e Netanyahut jashtë vendit.

Protestuesit kërkojnë që ai të largohet nga Izraeli vetëm pasi të jetë arritur një marrëveshje për lirim pengjesh. Të mërkurën Netanyahu do t’i adresohet Kongresit amerikan, lidhur me veprimet e ushtrisë izraelite në Gazë.

Marrëdhëniet në mes të Bidenit dhe Netanyahut konsiderohet të jenë të tensionuara, sidomos pas një videoje të publikuar së fundmi prej liderit izraelit, në të cilën ai kritikon ashpër Qeverinë amerikane për pezullim të një pjese të ndihmës ushtarake./kb

Të fundit

Tragjike/ 17 viktima dhe 14 fëmijë të plagosur nga djegia e konviktit të shkollës!

Të paktën 17 fëmijë vdiqën mbrëmë (5 Shtator) pas një zjarri të dhunshëm që shkatërroi një nga konviktet e...

Detajet/ Shqiptari sulmon me hanxhar policët në Gjermani, arrestohet nga forcat speciale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz në Gjermani. Gjatë natës, një burrë me hanxhar sulmoi stacionin e policisë në Linz am Rhein. Shqiptari...

Angelina Jolie tregon arsyen e trishtë përse nuk mban miq të ngushtë!

Angelina Jolie rrefeu për “The Hollywood Reporter” arsyen perse nuk ka shumë miq të ngushtë në jetën e saj. "Kjo nuk më shqetëson aspak,...

Familjet shqiptare jetojnë ngushtë, 65% e banesave të banuara janë nën 69 metër katrorë

Popullsia e vendit po tkurret dhe po plaket me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, fluksi i banesave të reja është në rritje, por shumica...

Jep dorëheqjen drejtori i Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza. Mësohet se Peza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë. Ai u zgjodh unanimisht nga...

Lajme të tjera

Web TV