Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Udhëtimet e Guliverit dhe udhëtimet e Edison Ypit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zylyftar Hoxha

Nuk mund të heq një paralele apo të bëj një krahasim, qoftë edhe të thjeshtë, mes Guliverit, personazhit
kryesor të një prej kryeveprave botërore, “Udhëtimet e Guliverit” të Jonathan Swift, me udhëtimet e
publicistit, inxhinierit, aventurierit, Edison Ypi, jo vetëm se nuk e kam këtë tagër, por edhe që të bësh
krahasime dhe paralelizma të tilla publike duhet të jesh shumë i kujdesshëm.
Por për një çast po e lë mënjanë kujdesin, vëmendjen, delikatesën meditike dhe po dal nga korrniza:
Edison Ypi, nga aq sa kam lexuar në “blogun” e vetëm të tij “Facebook”, pa e njohur as fizikisht, është për
mua një “Guliver shqiptar”. Një udhëtar dhe aventurier i pandreqshëm, që me Toyotën e tij, Rosinantin e
Don Kishotit, siç e quan makinën, “bredh” në gjithë Shqipërinë, sidomos në ato pjesët dhe zonat më të
bukura, por, fatkeqësisht, më të harruarat, më të pambuluara mediatikisht dhe, aq më keq, më të
varfëra dhe më të mjeruara, të cilat kanë shkuar përsëri në atë “derexhѐ” siç kanë qenë dhe siç i kanë
përshkruar Edith Durham apo Roze Wander Lane një shekull e ca më parë.
Edisoni, jo vetëm që i bredh me qejfin dhe pasionin e një aventurieri, por çdo rrugëtim, pasi vjen në
studion e tij modeste, e hedh në letër.
E thash gabim “e hedh në letër”, jo, ai përshkruan me imtësi, bukur aristiksht me një gjuhë të bukur
shqipe, me një leksik të pasur, me sinonime dhe antonime me metafora mahnitëse letrare, që dëshmojnë
bukur qartë dhe realisht gjithçka që ai ka shkelur dhe ka parë.
Të lë pa mend stili i tij i të shkruarit, të lë pa mend humori i tij fin dhe i veçantë, të lë pa mend
këndvështrimi dhe exibicionizmi i tij se si i shikon gjërat pa korrniza, pa vija të bardha, pa tabela
sinjalistike vertikale apo horizontale.
Ai ka një sy tjetër, një mendje tjetër, një gojë tjetër, që, fatkeqësisht, jo të gjithë e kuptojnë, jo të gjithë e
shijojnë, por ama ata që e kuptojnë, presin perlën e radhës në Facebook –un e tij.
Nga të gjitha sa thashë, do të doja që Edison Ypin ta shikoja në apertaurat e një media shumë të
fuqishme shqiptare, ta shikoja shumë të vlerësueshëm dhe shumë të pagueshëm, e jo ta linin me atë
këmishë të ngushtë fejsbuksiane, të papagueshme, që e veshin dhe e kanë në dorë më së shumti
dembelët, parazitët dhe “shtëpiaket e dëshpëruara”.
Do të desha që udhëtimet e tij të sponsorizoheshin, jo thjesht për ushqime e dieta, se ai nuk ka kohë për
hotele e restorante, i mjaftojnë dy byrekë me gjizë apo një copë bukë me djathë në kroskotin e
Rosinantit, ta shijojë në ndonjë burim a gurrë mali ku të çojnë gjurmët e rrugëve të traktorëve që kanë
ngelur që nga koha e komunizmit.
Ai do pak, fare pak, vetëm naftë për Rosinantin(!); ai do pak, fare pak, që të dalë një njeri i mençur, fisnik
dhe profesionist i medias, nëse ka mbetur ndonjë i tillë, që t’i lërë hapësirë se e di ai se si e vërtit
davanë!…

Me këtë rast, më posht po botojmë reportazhin e Edisonit, “Rrotull Babait”

RROTULL BABAIT

Edison Ypi
Rruga e asfaltuar për t’i rënë rrotull Baba Tomorrit kthen majtas pak para Poliçanit.
Asfalti është shpikur për të vajtur nëpër restoranta. Asfalti nuk është shpikur për të vajtur nëpër faltore.
Aq më pak për t’i rënë rrotull një Shenjtori si Abas Aliu.
Nejse, rruga gumëzhin nga turista me fuoristrada, vetura, nga pesë e nga gjashtë motocikleta, biçiklista
me çanta shpine, këmbësorë besimtarë tek ecin të kërrusur me një shkop në dorë.
Merr me vete ca qirinj t’i kesh për t’i ndezur në vendet e shenjta ku je duke vajtur.
Mirseardhjen për tek Babai ta uron çifti që nuk e tradhëtojnë kurrë njëritjetrin, Zoti Flladi dhe Zonja
Freskia. Mijra mornica të fut në mish ky çift.
Një zonjë fort e nderuar, Zonja Bellavista, të ofron pamje me bukuri rrënqethëse nga perëndimi.
Shpiragu, Sinja, Mali i Pilafit, Tre Avgatë, Buzi, shtrihen në horizont në një pamje bukurie drithëruese që
s’e rrok dot të plotë asnjë aparat fotografik.
Në Kapinovë, fshat plot me gjelbërim dhe kopështije, ka restorant, guesthouse, kafene. S’ja kemi ngenë.
Këtë herë nuk jemi për mish e pilaf. Jemi nisur t’i biem Babait rrotull.
Duke ikur përpjetë nëpër ca kthesa të ëmbla, që në kilometrat e para, aq madhështore bëhet pamja, sa
kupton që Gramozi, Shpiragu, Dajti, Korabi dhe të tjerë, janë të gjithë nipërit e Baba Tomorrit.
Aroma të panumurta, ngjyra si nëpër ëndërra, tinguj melodiozë, të ftojnë të dehesh nëpër korie dhe
pllaja. Kujdes. Mbahu. Bëhu i fortë. Mund të jenë Circe që të gurosin.
Një këtu, një atje, Benza të prishur braktisur anës udhës.
Aq shumë pllaka guri dhe mermera sa nxirren mbi kurriz të Babait që po i vimë rrotull, sa mjaftojnë e
teprojnë për ta mbuluar çatinë e botës.
E vetme mes një pllaje të shkretë, Gjurma e Abas Aliut çfaqet befas pas një kthese. Ndize një qiri këtu të
shpëtosh nga ca dreqnira që ke bërë.
Mbi rrugë një “No name restorant” nga ata që s’bëjnë asnjë reklamë, por gatuajnë gjëra që të lëpish
gishtat.

Tjetër restorant modest nga vjen aromë qoftesh.
Duhmat e mishit të restoranteve ndeshen për jetë a vdekje me aromat e malit që i fitojnë me lehtësi
këto beteja.
Stane, tufa bagëtish, koshere bletësh, benza të braktisur, kantiere, traktorë, buldozerë, që shkulin pllaka
nga kurrizi i kërrusur i Babait.
Teqeja e Abas Aliut e qetë. Nuk është ditë e shënuar. Pak vizitorë. Kurbanët nuk janë therur. Nëpër rrugë
nuk rrjedh gjak. Hejet nuk janë gati. Zjarret nuk janë ndezur. Oxhakët nuk nxjerrin tym. Të vijë gushti, pa
shomë e bëjmë.
Për Babain, Naimin, rilindasit, patriotët, sakrifikuesit, ndize edhe këtu një qiri.
Te një restorant ku si në çdo restorant sotpërsot janë keq për kamarierë, shërben një nipçe vocërrak nja
dhjetë vjeç.
Restoranta, kampingje, motoçikleta, biçikleta, turista. Amano Abas Ali ç’bëhet këtu.
Therja përposhtë.
Si urdhon.
Asfalti mbaron ku duhej të fillonte.
Por rruga tatëpjetë me shumë kthesa s’ësht e keqe. Ka taban të fortë dhe është e rrethuar me blerim të
dendur.
Aty-këtu teqera bektashiane.
Gjerbësi duket që larg.
Për ta dridhur sa më farr zemrën, e mira do ishte Gjerbësi të çfaqej befas pas ndonjë kthese. Po edhe
kështu si katund që duket e zhduket si hizër nga kthesa në kthesë, s’ësht keq.
Cili është ai lumë nën Gjerbës?
Një çoban me kërrabë, pa gunë dhe fyell, thotë se ai lumi në në horizont, nuk është Devolli si tu duk nga
larg. Devolli është prapa maleve. Ky ose kjo është Tomorrica.
Ngjitet përpjetë një Toyota. Ka qënë në një stan në Gjerbës. Ka marrë nga stani dy deshë dhe tre dhen të
therur që i ka në karroceri.
Tre çuna që vijnë përballë po e ngjitin të përpjetën me një Golf 4. Nuk janë skraparllinj. Vijnë nga Tirana.
Janë dashurorë të Natyrës. Studjojnë për “Softëare Designer”. Ishin deri në Gjerbës. Më tutje s’vajtën.
Nuk i besuan Golfit.
Hedh sytë nga pas dhe përpjetë. Mbi Babanë

Lexo edhe :  ‘Rëndësi ka pjesëmarrja’, slogani i Berishës dhe PD për 2025

Borë e pa shkrirë!
Jemi qershor.
Vetëm një orë e gjysëm nga Divjaka “prejku piqet buka n’dilli”, borë e përjetëhme.
Kjo pra është Shqipëria, që ja marsha t’ligat. Dhe kjo është arsyeja pse milonat e turistëve po vinë, dhe
gjithmonë do vinë.
Çesëm e thatë me dy lëfytë pret të vijë Abas Aliu t’ja nguli dy gishtat shkëmbit të buçasi uji, ta pinë
besimtarët, të freskohen udhëtarët, të rrjedhë përroi, të vaditen drurët.
Afër Gjerbësit një çobaneshë me nja dhjetë dhi’ të thotë:
Po, ke ryrë në Gjerbës, mirestëvish.
Gjerbësi i freskët plot me kopështije ka dy hotele, restorant, kafene, dhe shërbime të tjera. Por pesë a
gjashtë skraparllinj që kanë gjerbur nga një qelqe thonë se në Gjerbës turistat janë të rrallë. Kalojnë me
fuoristrada dhe motoçikleta. Por jo me mijra. I pengon rruga.
Hotelxhiu, një Zotni i sjellshëm, bashkë me të shoqen të tregojnë për gjithçka që do të dish. Edhe për si
shkohet, nga Gjerbësi në Gramsh përmes lumit po se po, por edhe në Moglicë. Zonja thotë:
-Në Moglicë shkohet kollaj. Sa kalon ato kodrat,
-Zonjë e nderuar, nuk janë kodra janë male.
-Epo ti krahasosh me Babain tonë, kodra janë. Ça do ishte Babai ynë po të ishin male ato vogëlsira?
Të Zotët e Hotelit të inkurajojnë të vazhdosh për Çorovodë.
Tomorricën mjerë kush s’e ka parëTomorrica është marramendëse, frymëndalëse, tru shpuzë, shpirt
ndezëse.
Ta përcjellësh Tomorricën me tekst, është punë që s’bëhet. Kush është kureshtar, të vijë ta shohi në
vend. Tjetër zgjidhje s’ka.
Duke ikur për Çorovodë me Tomorricën në të majtë, shushatesh. Do të bërtash, por s’di se kujt. Do të
llafosesh, por s’di me kë.
S’ka problem. Abas Aliu është i madh. S’të lë kurrë në baltë. Gjithmonë të ndihmon. Në çdo fshat të
faneps anës udhës një çoban me krrabë dhe qen stani si ujk, një çoban skraparlli zemërmirë që të rrëfen
fijepërpe; luginëzat, fshatrat, çukat, rripat, zgëqet, përrenjtë, e të tjera e të tjera.
Diku mes një tuneli të gjelbër makinës i vërsulen pesë a gjashtë qën të mëdhej si ujq. Lehin
kërcënueshëm, hapin gojën, zbardhin dhëmbët. Këta nuk janë si ata që lehin e nuk të hanë. Këta kopenë
e mbrojnë seriozisht. Ngrije shpejt xhamin. S’e duroj dot të vdes nga kafshimi i qenit. Vjen çobani. Është

15. Ruan 100 dhi’. Shkon në shkollë. Shtëpinë e ka atje poshtë. Është i qeshur dhe i mprehtë. Si mos të
jetë i qeshur skraparlliu i vogël kur qëntë nuk e kafshojnë se e njohin.
Një video nja tre a katër minuta me qëntë kërcënues duke lehur me të madhe rrotull makinës duke ikur,
do ishte mrekulli, por s’jam aq i shkathët.
Tomorrica me luginëza ku rrrjedhin përrenj dhe struken fshatra…mos se më dalin lot.
Dy lapidarë. Si gjithë lapidarët. Në vende të mira për lapidarë propagandistikë dhe luftra që s’u bënë, të
kqia për luftra të vërteta.
Pus i Shenjtë.
Atje poshtë, atje tej, atje larg pas miliona kthesash, Çorovoda e skraparllinjve, Osumi i kanioneve.
Babait rrotull i erdhe, besimin e dëshmove, Ritin e respektove, në dy Faltore qirinj ndeze, rrotull Babait
nja 80 kilometra i erdhe, nga çfarë pe e dëgjove u mahnite.
Tani, shqetsimet e Ajnshtajnit, luhatjet e Darvinit, dyshimet e Hamletit, pagjumësinë e Makbethit,
rënkimet e Migjenit, çmendurinë e Diktatorit, të përpjetat e pluralizmit, i ndjen më thellë, i kupton më
mirë.
Duke u kthyer, te Çesma me Ballkon, më ndalon një polic rrugor.
Nuk jam me shpejtësi. Letrat i kam në rregull. Rripin nuk e kam vënë sepse jam mbi 190 centimetra i
lartë. Pse më ndali ky polic.
Polici skraparlli nuk më ndali për të më përshëndetur si përshëndet çdo polic kur jam duke vajtur diku;
“Rrugë të mbarë”, por me një përshëndetje sa të rrallë dhe madhështore: “Kthim të mbarë”, pra si
përshëndet një polic që e gjen me imagjinatë dhe intuitë se në ç’mrekulli isha dhe u lumturova, dhe në
ç’hale po kthehem i lodhur pas 13 orë mbi timon Rrotull Babait.
Faleminderit për mirkuptimin gjenial o skraparlli modest.

Të fundit

‘Rëndësi ka pjesëmarrja’, slogani i Berishës dhe PD për 2025

Nga Jakin Marena Sali Berisha ka emëruar drejtuesit e fushatës elektorale të PD dhe të deleguarit e kësaj partie në...

Ky çaj parandalon djersitjen më mirë se çdo deodorant, ja si ta përgatisni

Djersitja e tepërt gjatë verës mund të jetë një problem i madh. Është një ndjesi e pakëndshme të jesh i lagur nga koka te...

Rrëmbehet e reja në Kombinat, telefonata që ka ngritur në këmbë Komisariatin

Një telefonatë për rrëmbimin e një personi ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit. Sipas “Ora News” një vajzë është marrë peng...

Dënohet Trump/ Fajtor për çështjen e parave të heshtura

Gjykata e Nju Jorkut ka vendosur kete te premte se ish presidenti Amerikan Donald Trump do te denohet per çeshtjen e parave te heshtura,...

Kush është më i ndjekuri? Instagram ‘kurorëzon’ banorin e preferuar të BBV

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” në TAR që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo...

Lajme të tjera

Web TV