100 shishe shampanje dhe shishe uji gjenden në rrënojat nënujore të shekullit të 19-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur zhytësit në Detin Baltik u ndeshën me disa rrënoja në thellësi, menduan se ishte një varkë peshkimi. Por kur shkuan për të hetuar, gjetën një anije me vela të shekullit të 19-të, të ngarkuar me shampanjë dhe verë. Ata numëruan më shumë se 100 shishe shampanje në brigjet e Suedisë dhe sipas Tomasz Stachura, pjesë e grupit polak të zhytjes, beson se dërgesa mund të kishte qenë e destinuar për një car rus.

Ekipi i specializuar në eksplorimin e mbytjeve të anijeve në Baltik, e përshkroi gjetjen si thesar. “Unë kam qenë zhytës për 40 vjet. Herë pas here, ju mund të gjeni një ose dy shishe. Por unë kurrë nuk kam parë arka me shishe alkooli dhe si në këtë rast”, tha drejtuesi i ekipit.

Përveç pijeve alkoolike u gjetën edhe shishe uji prej balte, që tregonin emrin e markës së kompanisë gjermane Selters që i ndihmoi ata të kuptonin se mbytja mund të ketë ndodhur nga viti 1850 deri në 1867. Nëse shampanja do të ishte më me interes për shumë njerëz sot, uji mineral ishte asokohe një produkt ekskluziv “i trajtuar pothuajse si ilaç” dhe që do të dërgohej në tryezat mbretërore. Vlera e tij ishte aq e çmuar, saqë transportet shoqëroheshin nga policia ndaj mendohet se mallrat mund të ishin nisur për në tryezën e Carit të Rusisë Nikolla I që raportohet të ketë humbur një nga anijet e tij në zonë në 1852./e.t

Të fundit

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

Lajme të tjera

Web TV