Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kontratat e përkohshme të punës zgjidhja ndaj migrimit masiv, përfitues të gjithë palët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse vendet nuk duan që t’i hapin rrugën dhënies së shtetësisë së plotë për një numër të madh njerëzish, ato do të drejtohen drejt opsionit të kontratave të përkohshme.

Në demokracitë e pasura, emigracioni po nxit një reagim shumë të ashpër armiqësor. Dhe kjo nuk është për t’u habitur. Ndërsa disa këmbëngulin se të gjithë kanë të drejtë të përfitojnë nga zhvillimi dhe liria e këtyre vendeve, shumë nga bashkëqytetarët e tyre i shohin si ‘pushtues’, ata që kërkojnë të hyjnë në vendin e tyre.

Ngjashëm, pikëpamja pozitive e ekonomistëve ndaj migrimit në raport me efektet pozitive në ekonomi, e injoron faktin se emigrantët janë njerëz, pasardhësit e të cilëve mund të jetojnë atje përgjithmonë. Pra migrimi ka të bëjë me identitetin kombëtar. Në zgjedhjet e fundit evropiane, qëndrimet ndaj emigrantëve ishin të dobishme në rritjen e mbështetjes për partitë nacionaliste.

Në SHBA, fushata e ashpër e Donald Trump kundër njerëzve që derdhen përtej kufirit jugor, ka qenë një burim i fuqishëm i simpatisë se elektoratit ndaj tij. Në fjalimin e mbajtur në konventën republikane, ku edhe mori zyrtarisht emërimin si kandidat, ai pretendoi se “kriminelët e botës po vijnë këtu, në një qytet pranë jush, dhe po dërgohen këtu nga qeveritë e tyre”.

Si në SHBA ashtu edhe në Britaninë e Madhe, sondazhet tregojnë se emigracioni është një çështje kryesore dhe përçarëse. Megjithatë, Lant Pritchett, një nga mendimtarët kryesorë në botë për zhvillimin ekonomik, argumenton në një artikull të kohëve të fundit mbi “pranueshmërinë politike të lëvizshmërisë së kufizuar për qëllime pune”, se ndryshimet demografike mund të detyrojnë një hapje dhe tolerancë mbi atë që mund të diskutohet mbi emigracionin.

Vendeve me të ardhura të larta, mund t’u duhet të braktisin këndvështrimin e sotëm, një përjashtim ose një rrugë drejt marrjes së shtetësisë, për interesat e tyre dhe të vendeve në zhvillim. E nisin me këtë të fundit. Hendeku i pagave mesatare midis vendeve të pasura dhe më të varfra, është realisht tronditës.

Në vitin 2021, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, fuqia blerëse e të ardhurave mesatare mujore në Etiopi, ishte sa vetëm 5 për qind e atyre në Gjermani. Edhe ato të Indisë ishin vetëm 15 për qind. Pritchett argumenton se nëse 1.1 miliardë njerëz do të lejohen të lëvizin në vende të tjera më të zhvilluara, dhe të ardhurat mesatare nga paga e tyre do të ishin 15.000 dollarë në vit për sa i përket fuqisë blerëse, fitimi në total do të ishte 16.5 trilion dollarë.

Kjo, shton ai, do të ishte mbi 100 herë më e madhe se sa përfitimet për vendet në zhvillim nga të gjitha ndihmat për zhvillim Megjithatë, ndërsa diferenca të tilla të pagave krijojnë një nxitje të madhe ekonomike për të varfrit që të lëvizin në vendet e pasura, qoftë edhe përkohësisht, pak prej tyre janë në gjendje ta bëjnë këtë.

Kontrollet janë shumë të shtrënguara, ndërsa kostot e rreziqet shumë të mëdha. Megjithatë, ai thotë se kjo situatë mund të ndryshojë. Së pari, kombinimi i plakjes me lindshmërinë e ulët do të gjenerojë rritje kaq të mëdha në raportin e të moshuarve ndaj atyre në moshë pune, saqë mbështetja për të parët do të bëhet e papërballueshme pa emigracionin.

Për shembull në Spanjë, ky raport do të binte nga 2.45 në vitin 2020 në 1 në vitin 2050. Së dyti, shumë punë thelbësore janë të pakualifikuara, por punëtorët duhet të jenë të pranishëm. Një shembull është kujdesi për të moshuarit.

Lexo edhe :  Netanyahu kunder Macron: Krijimi i Izraelit rezulton nga gjakosja e Luftës së Pavarësisë

Së treti, njerëzit në vendet e pasura do të nisin ta kuptojnë, se ka edhe një mundësi tjetër:punët me kontrata të përkohshme, pa bashkim familjar dhe pa mundësinë e marrjes së shtetësisë. Së katërti, më pas do të krijohet një industri për të organizuar lëvizjen e njerëzve me kontrata të përkohshme, drejt dhe nga vendet e pasura. Këto biznese, do të marrin përgjegjësinë për përmbushjen e kushteve të kërkuara.

Së fundi, asnjë nga këto gjëra nuk kërkon ndryshime thelbësore në qëndrimet ndaj emigrantëve nga ana e vendeve të pasura. Por ndoshta do të kërkojë krijimin e identiteteve dixhitale të sigurta për kategoritë e ndryshme të rezidentëve legjitimë. Dënimet për punësimin e personave që nuk zotërojnë identitete të tilla, do të ishin shumë të larta.

Po ashtu edhe ndëshkimet ndaj bizneseve që merren me lëvizjen e punëtorëve të përkohshëm, dhe që shkelin detyrimet e tyre ligjore. Një nga argumentet kundër, është se kjo do të rrënjoste në një vend dy kategori njerëzish:njerëz të klasit të parë që kanë të drejtë të jetojnë në vende me të ardhura të larta dhe ata të klasit të dytë, që në rastin më të mirë do të kishin vetëm qëndrim të përkohshëm në të parin, me synim që të punonin atje.

Por marrëveshja e propozuar, nuk do t’i pengojë vendet që t’i lejojnë njerëzit të hyjnë përgjithmonë në një vend. Më e rëndësishmja:ky propozim do t’i ofronte shumë më tepër mundësi, ndoshta edhe ato që do të ndryshojnë jetën për njerëzit e klasës së dytë.

Sipas Pritchett, në raundin e sondazheve 2009-2010, Gallup pyeti njerëzit në mbarë botën nëse do të dëshironin të lëviznin përkohësisht për të punuar në një vend tjetër. Rreth 1.1 miliardë u përgjigjën “po”, përfshirë 41 për qind të popullsisë së moshës 15-24 vjeç dhe 28 për qind të atyre të moshës 25-44 vjeç.

Sot për sot, nuk mund të mendohet asgjë nga këto. Por gjërat kanë shumë të ngjarë që të ndryshojë. Tek e fundit, njerëzit që do të jenë punëtorë në vitin 2050, kanë lindur thuajse të gjithë. Pa migrimin, edhe nëse ata do të nisnin punë që në moshën 15 vjeç, asnjë nga punëtorët e ardhshëm nuk ka lindur ende, dhe nuk do të jetë i disponueshëm për punë para vitit 2040.

Në rast se vendet duan të mbështesin sistemin e mirëqenies ndër-breznore, dhe nuk janë në gjendje që të rrisin moshën e pensionit, të themi në moshën 75-vjeç, atëherë do të jenë të nevojshëm emigrantët, si ata që janë të aftë ashtu edhe relativisht të pakualifikuar.

Nëse vendet nuk duan që t’i hapin rrugën dhënies së shtetësisë së plotë për një numër të madh njerëzish, ato do të drejtohen drejt opsionit të kontratave të përkohshme. Kjo do të jetë veçanërisht bindëse për vendet me një shkallë lindshmërie afro një fëmije për çdo grua.

Nëse emigracioni masiv mbetet i papranueshëm nga publiku, por gjithsesi thelbësor për zhvillimin afatgjatë, atëherë duhet gjetur diçka më e pranueshme. Zgjidhja e vetme e mundshme janë kontratat e përkohshme. Pak njerëz do ta pranojnë këtë opsion. Por do të ishte më mirë se alternativat. Do të vijë shumë shpejt edhe koha e saj./Përshtatur nga “Financial Times”/   S.M

Të fundit

Prit të përqafoj pak, të duket sikur zihemi/ Videoja e Dash Sulës bëhet virale në rrjet

Deputetët e PD-së janë në hall të madh, pasi nuk e kanë të sigurtë emrin në listën e kandidatëve për zgjedhjet...

Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Në datë 24 tetor ora 12:00 seanca paraprake për Berishën Seanca paraprake me gjyqtare Flojera Davidhi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë...

Rekordi me kombëtaret, Lionel Messi barazon Cristiano Ronaldo-n

Triumfi 6-0 i Argjentinës ndaj Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut ishte një ndeshje rekordi për Lionel Messi-n. Ylli i...

Ëndërroni gjëra të bukura! Përse është më mirë të flini në krahun e majtë?

A keni menduar ndonjëherë që ana e trupit në të cilën flini ka ndikim të caktuar në shëndetin tuaj? Pikërisht është kështu. Nëse mund t’u...

Maratona e Tiranës, ja akset rrugore ku nuk do të lejohet kalimi i automjeteve

Maratona e Tiranës do të mbledhë të dielën 5 mijë garues. Në vitin e saj të 8-të, garës i janë bashkuar 1 mijë vrapues...

Lajme të tjera

Web TV