Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga flaka tek grushtet, Kuvendi i tymosur dhe i çarmatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga shtatori e deri tani, kjo sallë ka parë gjithcka: flakë, tym, përjashtime, arrestime, nuk është lejuar Presidenti të flasë, seanca rekord që nuk e kanë kaluar 7 minutëshin, paqe, treyza kompromisi që shitën shpresë e prodhuan dështim.

Ja një bilanc i asaj çfarë ishte Kuvendi i Shqipërisë këtë vit.

Opozita e nisi sesionin parlamentar me një grup parlamentar më të fuqizuar, por me një krizë ende të gjallë.

Berisha e Bardhi kishin bashkuar forcat, por nuk kishin vulën e Partisë Demokratike, duke bërë që përplasja mes opozitës, të zhvendosej nga Selia Blu, në sallën e Kuvendit.

Presioni opozitar u shtua edhe më shumë kur Sali Berisha u vendos nën hetim nga SPAK për korrupsion, dhe ai u fut në arrest shtëpie, duke mos u lejuar të vijë më në parlament.

Socialistët do të notonin mirë në këto ujëra të pakthjellët opozitarë, për të mos pranuar që grupi i Berishës të bashkëdrejtonte reformat, siç ishte ajo zgjedhore, e po ashtu duke i referuar opozitës ngritjen e komisioneve hetimore.

Kjo bëri që opozita të kalonte në aksione ekstreme.

Demokratët u përplasën jo vetëm me socialistët, por edhe me njëri-tjetrin.

Presidenti i Republikës u bë pjesë e këtij peizazhi, kur në kulmin e krizës vendosi t’i drejtohej parlamentit me një fjalë në seancën plenare të fillim janarit, fjalë e cila nuk u mbajt kurrë sepse opozita nuk e lejoi.

Përplasja mes palëve prodhoi disa momente kulminante.

Seancat plenare shënuan rekord historik për minutazhin minimal, vetëm në 8 minuta u votua edhe buxheti i shtetit 2024 dhe mesatarisht një ligj/vendim kaloi çdo 2 minuta seancë plenare.

32% e mbledhjeve të komisioneve parlamentare u zhvilluan online. Votimi nga makina i deputetëve u bë trend, përfshirë edhe në votimin për buxhetin e shtetit 2024.

Lexo edhe :  “Opozita e copëtuar”/ Deputeti demokrat paralajmëron: Ja ç’na pret në 2025

Kuvendi vendosi rekord historik me 63 penalizime disiplinore ndaj deputetëve, ku përfshihen 55% e deputetëve të opozitës, duke shënuar statistikën më të lartë ndonjëherë.

Nga ana tjetër, parlamenti nuk ushtroi dot kontroll mbi qeverinë, dhe lidhet jo vetëm me mungesën fizike të Kryeministrit masivisht në seancat plenare, por njëherësh edhe me refuzimin e kërkesave për interpelancë, e për një kohë të gjatë edhe me mohimin e komisioneve hetimore.

Një tregues i rolit të zbehtë të parlamentit, është edhe niveli i ulët i projektligjeve të propozuara nga vetë deputetët. Kuvendi miratoi vetëm 6 nisma deputetësh, të gjitha të mazhorancës, duke refuzuar disa iniciativa të deputetëve të opozitës.

SHTATOR 2023-KORRIK 2024

39 seanca plenare

123 ligje dhe vendime

Vetëm 6 nisma deputetësh nga mazhoranca

Befas, në muajin mars, socialistët vendosën të njohin si shumicë opozitare në Kuvend grupin e Berishës dhe të bëjnë paqe me Bardhin. Një format i ri për reformën zgjedhore la Bashën jashtë, ndërsa Bardhi fitoi dy komisione hetimore.

Kuvendi dështoi në disa cështje, si: të bëjë reformë elektorale apo të zgjedhjë një avokat të ri populli.

Për këta deputetë ka filluar numërimin mbrapsh, me mandatet që ju skadojnë pas 7 muajsh. Ndaj të gjithë i kanë sytë tek liderët, për të siguruar një biletë tjetër për të hyrë prapë në këtë sallë.

E kjo do ta bëjë edhe vitin e fundit të kësaj legjislaturë, jo një periudhë reformuese, por një arenë të retorikës elektorale./   S,M

Të fundit

Po Visi ku është? Belina Pupa zbulon pse i kaloi pushimet vetëm këtë verë

Vera e gjatë në Shqipëri e Belina Pupës ka përzier punën e pushimet, por ka pasur edhe mungesën e...

Rama: Gati për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga salla ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së. “Me këtë pamje...

Disa minuta zemërim mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër, zbulon një studim i ri

Emocionet negative duke përfshirë zemërimin, trishtimin dhe ankthin janë treguar se ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës dhe një studim i ri shpjegon se...

Asambleja Kombëtare e PS-së, çfarë pritet dhe mesazhet e mundshme …

Partia Socialiste mbledh paraditen e sotme Asamblenë Kombëtare, e cila pritet të zgjedhë edhe organet drejtuese të kësaj partie. Mbledhja do të nisë në orën...

Temperatura deri në 35 gradë celcius, ja si parashikohet moti…

Vendi ynë do të vijojë të jetë edhe sot në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Sipas SHMU, moti parashikohet...

Lajme të tjera

Web TV