Dolce&Gabbana krijon parfumin e parë për qentë, ja nga erdhi frymëzimi për “Fefé”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë shtëpi mode po i afrohen botës së “High Parfumery”, ka nga ata që vendosin të ndeshen me një botë krejtësisht të re. Atë të miqve më të afërt të njeriut, me gëzof dhe me katër këmbë. Kjo është ajo që bën Dolce&Gabbana, me krijimin e aromës së saj të parë kushtuar qenve.

Parfumi i qenve Fefé vjen në një shishe qelqi elegante, me llak jeshil, i mbyllur me një kapak metalik të kuq dhe i zbukuruar me një putër ari  24 karat.

Dashuria e pakushtëzuar për qenin e vogël Fefé, shoqërues besnik i Domenico Dolce dhe Guilherme Siqueira, përkthehet në një përbërje mbështjellëse dhe të freskët nuhatjeje. Natyrisht e krijuar me kujdes dhe vëmendje, në harmoni me ndjeshmërinë nuhatëse dhe të lëkurës së këlyshëve dhe qenve.

Dolce&Gabbana krijon parfumin e saj të parë për qentë,

Kush e krijoi këtë parfum të ri për qentë? Për këtë krijim të veçantë, Dolce&Gabbana ka zgjedhur një nuhatëse të jashtëzakonshme, një Master Parfumer: Emilie Coppermann. Krijuese e aromave për shtëpitë e modës dhe stiliste për më shumë se 20 vjet, ajo tani ka hyrë në këtë aventurë të re nuhatëse, pa alkool.

Aroma Fefé është e çertifikuar sipas rregulloreve SAFE PET COSMETICS, gjë që garanton se është plotësisht e sigurt për miqtë tanë me gëzofë. Një protokoll i sigurt që e lejon atë, megjithatë, të ofrojë një aromë të parezistueshme.

Dolce&Gabbana krijon parfumin e saj të parë për qentë,

Kombinimi nuhatës i aromës mirëpret, në fakt, nuanca të ngrohta dhe mbështjellëse të bimës ylang ylang, prekje të freskëta dhe të pastra të myshkut, dhe tipare drunore.  Aroma është miratuar nga etologët, veterinerët dhe pronarët e qenve.

Formula pa alkool garanton sigurinë e tij: nuk irriton as sytë dhe as lëkurën e miqve me katër këmbë me fat që janë të destinuar ta veshin atë./S.B

Dolce&Gabbana krijon parfumin e saj të parë për qentë,

Të fundit

Një portokall në ditë ju mbron nga dëmtimi i syve

Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve. Sipas një studimi të fundit nga...

Afganët mbesin në Shqipëri, Trump ju anulon ëndrrën amerikane

Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka vendosur me një dekret të veçante të lë 700 refugjatët afganë në Shqipëri duke anuluar planet e...

Nga mundësia për ribashkim te ndarja/Çfarë do ndodhë në seancën e divorcit Meta-Kryemadhi

Në një seancë që është parashikuar të mbahet me datë 21 shkurt, Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë padinë e Ilir Metës me objekt...

Lufta në Ukrainë, Zelensky:Vetëm Trump dhe Xi Jinping mund ta“shtyjnë”Putinin drejt paqes

Sipas Volodymyr Zelenskyt vetëm presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez, Xi Jinping mund të ‘shtyjnë’ Putin drejt paqes. “Unë mendoj se ai (Xi Jinping)...

Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona

Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri (TEDA Tirana), po merr formën e saj përfundimtare. Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri (TEDA Tirana),...

Lajme të tjera

Web TV