Sprinteri amerikan Noah Lyles u shpall dje fituesi i garës më prestigjioze të atletikës, asaj të 100 metrave. Sportisti i njohur mundi në një finale të çmendur xhamajkanin Kishane Thompson, me medaljen që u caktua nga fotofinishi, pasi të dy realizuan kohën 9,79 sekonda.
Vetëm pesë të mijtat e sekondës bënë që Lyles të shpallej kampion olimpik në këtë disiplinë. Duke parë pamjet, dallohet se si Thompson është i pari që prek vijën e finishit me këmbën e tij, ndaj shumëkush ka pyetur pse suksesi iu dha Lyles.
Arsyeja është e thjeshtë
Në garat e shpejtësisë, përcaktimi i vijës nuk bëhet si në futboll. Në atletikë, ai që ka rëndësi për fotofinishin është pjesa e gjoksit. Dhe Thompson e kalon i pari me këmbën e tij vijën e finishit, pro jo me gjoks, pasi është Lyles ai i cili është i pari mes garuesve që e kalon me këtë pjesë të trupit finishin e kësaj ‘gare të çmendur’ që e shpalli kampion Olimpik./E.T