Parlamenti nis punën më 2 shtator, ja cila pritet të jetë çështja e parë për shqyrtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja ose jo e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka do të jetë çështja e parë që do të përplasë në shtator qeverinë dhe opozitën, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëroi parlamentin t’a dorëzojë për hetim në themel ligjshmërinë e detyrës së ish-ministres së Jashtme.

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet në 2 shtator siç parashikon Kushtetuta në nenin 74 të saj. Por ndërsa ka marrë zyrtarisht detyrën e re, Elisa Spiropalit do t’i duhet të përballet që në fillim me një çështje të nxehtë jo vetëm politike, për sa kohë që në lojë është përfshirë edhe Gjykata Kushtetuese.

Botimi në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zonjën Xhaçka kthehet në detyrim për Parlamentin, i cili brenda 30 ditëve duhet të zbatojë detyrat që ka lënë kjo gjykatë.

Deri këtu gjithçka është procedurë normale.

Menjëherë opozita kërkoi thirrjen e Parlamentit në sesion të jashtëzakonshëm për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por kryetarja e re Spiropali argumentoi se më parë duhet thirrur Këshilli i Legjislacionit.

Rregullorja e Kuvendit thotë se Këshilli i Legjislacionit që do të mblidhet në datën 27 gusht, jashtë sesionit plenar, do të duhet me detyrim t’i dërgojë një raport Kryetares së Kuvendit, e cila me pas informon deputetët në seancën më të afërt plenare, duke shkuar drejt marrjes së një vendimi për zonjën Xhaçka, dhe në këtë rast ka vetëm një zgjedhje, ta dërgojë mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Në përgjigjen që Elisa Spiropali i ka kthyer Gazment Bardhit, socialistët tregojnë se do t’i binden Gjykatës Kushtetuese, por mes rreshtave të kësaj letre drejtuar opozitës, merr përgjigje edhe pyetja se kur do ta çojnë socialistët Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe :  "Tedi Blushi, fansi i garderobës sime"/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Sipas kësaj shkrese, Parlamenti ka kohë deri në mars të vitit tjetër që ta çojë mandatin e deputetes në Gjykatë, por deri atëherë jo vetëm politika hyn në fushatë elektorale, por edhe vetë parlamenti do të shpërndahet për shkak të zgjedhjeve të pritshme të pranverës./kb

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV