Britanikët duan të kthehen në Bashkimin Evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar do të votonin për t’u ribashkuar në BE nëse do të mbahej një referendum i ri, ka zbuluar një sondazh kombëtar. Sondazhi erdhi tetë vjet pasi votimi i Brexit çoi në daljen e Britanisë nga blloku, raporton Rush Today.

Sipas sondazhit, i cili përfshiu më shumë se 2,000 qytetarë britanikë në fund të muajit të kaluar, rreth 59 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për kthimin në BE në një referendum të ri hipotetik.

Në të kundërt, 41% thanë se do të ishin kundër ribashkimit në bllok.

Më shumë se 60 përqind e votuesve thanë se do të mbështesin lidhje më të ngushta me Brukselin që nuk do të përfshinte ribashkimin zyrtar me bllokun ose tregun e tij të vetëm ose bashkimin doganor. Vetëm 17% e të anketuarve e kundërshtuan këtë, ndërsa 20% të tjerë ishin të pasigurt.

Në mesin e votuesve britanikë, rreth 55 për qind besojnë se vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ishte një veprim i gabuar, ndërsa 34 për qind mbeten me atë vendim./E.T

Të fundit

Berisha: PD do të fitojë thellë zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të triumfojë në zgjedhjet vendore të 11 majit,...

SPAK, institucioni më i besueshëm për shqiptarët

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon...

Dumani i burgosur trazon politikën, ish-ministri në aferë?

Akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë në Parlament kanë vënë në një pozitë delikate Nasip Naçon, pas...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2025

Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave. Bregdeti dhe...

Lajme të tjera

Web TV