Artistja e madhe Rajmonda Bulku feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e madhe, aktorja e dhjetra filmave shqiptarë, Rajmonda Bulku ditën e sotme feston ditëlindjen.

Bulku, e lindur dhe rritur në zemër të Tiranës, feston 66 vite jetë, por që mesa duket koha ka ndalur për Bulkun pasi ajo vazhdon të ruajë po të njejtin shkëlqim dhe freski.

Bulku ka vazhduar të ruajë hijeshinë e saj edhe pse tashmë është bërë disa herë gjyshe.

Rajmonda Bulku hyri në rrugën e kinematografisë kur ishte fare e re. Nxënëse në vitin e tretë te shkolles se mesme, ajo debutoi në 1976 në filmin ‘Dimri i fundit’. Pas përfundimit të gjimnazit, nis punë si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më tej ndjek studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.

Pas diplomimit Rajmonda u emërua në Teatrin Kombëtar ku ka interpretuar në shumë role kryesore, megjithatë famen e vërtetë ia sollën rolet në filma.

Ajo shënon mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, e është nderuar me disa çmime. Perveç aktrimit, Bulku u bë për disa kohë edhe pjesë e politikës e u përfshi në lëvizjen studentore të dhjetorit./E.Ç

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV