Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shtetet e pasura po revoltohen kundër emigracionit, çfarë i nxiti kërkesat për deportime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të moderuarit duan të kufizojnë numrin e emigrantëve. Radikalët duan deportime masive. Cilat do të jenë pasojat ekonomike? – shkruan The Economist

Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar.

Mbi gjysma e amerikanëve dëshirojnë “deportimin e të gjithë emigrantëve që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme në tokën amerikane”, nga një e treta në vitin 2016.

Vetëm 10% e australianëve duan më shumë emigracion, një rënie e mprehtë nga disa vite më parë.

Keir Starmer, kryeministri i ri britanik i qendrës së majtë, dëshiron që vendi i tij të jetë “më pak i varur nga emigracioni, duke trajnuar më shumë punëtorë britanikë”.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, kohët e fundit, tha se sistemi i emigracionit i vendit të tij “nuk po funksiononte siç duhej” dhe se dëshironte të përgjysmonte emigracionin neto.

Ndërkohë, Donald Trump premton dëbime masive, nëse fiton zgjedhjet presidenciale amerikane.

Këto nuk janë thjesht fjalë. Australia, Britania dhe Kanadaja po shënjestrojnë universitetet e lira që ofrojnë kurse të thjeshta për njerëz, qëllimi i vërtetë i të cilëve është të punojnë në këto vende.

Këtë vit, Kanadaja shpreson të ulë numrin e lejeve të studimit me një të tretën. Shtete të tjera po e bëjnë më të vështirë që emigrantët të sjellin familjet me vete.

Presidenti Joe Biden ka njoftuar masa për të ndaluar marrjen e azilit për ata njerëz që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jugor të Amerikës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron të përshpejtojë dëbimet nga vendi.

Edhe Gjermania po zbaton plane të ngjashme. Në të ardhmen mund të vijnë masa më të rrepta në të gjitha vendet e zhvilluara.

Planet e zotit Trump nënkuptojnë largimin e ndoshta 7.5 milionë njerëzve. Çfarë do të nënkuptojë e gjithë kjo për ekonomitë e vendeve të pasura?

Ndryshimi i qasjes vjen pas një periudhe emigrimi shumë të lartë. Në tre vitet e fundit, 15 milionë njerëz janë shpërngulur në shtetet e pasura, rritja më e madhe në historinë moderne.

Vitin e kaluar, më shumë se 3 milionë njerëz emigruan në Amerikë, 1.3 milionë shkuan në Kanada dhe rreth 700,000 në Britani.

Të ardhurit vijnë nga të gjitha anët, duke përfshirë qindra mijë ukrainas që ikin nga lufta dhe me miliona persona nga India dhe Afrika Nënsahariane.

Tani ka shenja se ky bum emigracioni mund të marrë fund. Emigrimi neto në Kanada pothuajse është përgjysmuar që nga kulmi i fundit, dhe në Zelandën e Re, gjithashtu po bie ndjeshëm. Shtetet e pasura kanë më pak vende të lira pune se më parë, duke u dhënë emigrantëve më pak arsye për t’u zhvendosur.

Vërshimi i refugjatëve nga Ukraina është ngadalësuar. Masat e reja kundër emigrantëve gjithashtu kanë filluar të kenë efekt.

Në BE, numri i shtetasve të vendeve të treta që u kthyen në atdheun e tyre pas një urdhri për t’u larguar, është rritur me 50% gjatë dy viteve të fundit.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, “kthimet e detyrueshme” nga Britania, u rritën me 50% në bazë vjetore. Kalimet e paligjshme në kufirin jugor të Amerikës, së fundmi ranë në nivelin më të ulët në tre vjet.

Disa masa kundër emigracionit, veçanërisht dëbimet në shkallë të gjerë, mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për ekonomitë.

Kur Kanadaja rriti deportimet gjatë periudhës së Depresionit të Madh, ajo vuajti një kosto të madhe fiskale. Në vitin 1972, qeveria e Ugandës dëboi me mijëra njerëz me origjinë aziatike.

“Praktikisht nuk ka mbetur asnjë sipërmarrës afrikan për të bërë tregti”, u raportua në një memorandum konfidencial të CIA-s atë vit.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se ishte bërë e pamundur të prisje flokët në Kampala, pasi të gjithë dyqanet e berberëve ishin mbyllur.

Personat e afërt me Donald Trump argumentojnë se “Operacioni Wetback” siç u quajt në mënyrë tallëse politika e ish-presidentit Dwight Eisenhower në vitet 1950, që dëboi me mijëra meksikanë pa dokumente, tregon se dëbimet masive mund të funksionojnë pa pasur efekte të këqija.

Është e vërtetë se ajo ishte një periudhë e rritjes së fortë ekonomike dhe inflacioni mbeti i ulët. Sidoqoftë, krahasimi është mashtrues. Gjatë viteve 1950, emigracioni i ligjshëm i meksikanëve në Amerikë u rrit ndjeshëm.

Lexo edhe :  Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të menaxhuar përmbytjet

Nuk ka dyshim se propozimi i Trump për dëbime në masë, do të shkaktonte kaos ekonomik, sepse industri të tëra do të detyroheshin të gjenin staf të ri.

Warwick McKibbin, nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, mendon se në rast se zoti Trump arrin të deportojë me sukses 7.5 milionë njerëz, PBB-ja amerikane do të ulej me 12% gjatë tre viteve.

Për sa u përket politikave më të moderuara për uljen e emigracionit, është ende e paqartë nëse mund të kenë ndikime pozitive apo negative në ekonomi.

Në një plan afatshkurtër, përpjekjet për të pakësuar emigracionin tepër të lartë, ndoshta do të ulnin inflacionin në tregun e banesave. Hulumtimi nga Banka Goldman Sachs tregon se në Australi, çdo rënie e emigracionit vjetor neto prej 100,000 vetash, do të ulte qiratë me rreth 1%.

Ndërsa emigracioni në Britani është ngadalësuar në muajt e fundit, po ashtu është ngadalësuar edhe ritmi i rritjes së qirave (faktorë të tjerë luajnë gjithashtu një rol).

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, rënia e emigracionit ndoshta do të nxiste inflacionin gjetiu. Me rënien e ofertës së punës, pagat mund të rriten më shpejt, duke rritur çmimin e shërbimeve si hoteleria.

Shtrëngimi i emigracionit mund të rriste edhe PBB-në për frymë të vendeve, që është kriteri që përdoret zakonisht për të matur standardet e jetesës.

Për shembull, në Britani, ndërsa emigracioni u rrit në vitet 2022 dhe 2023, PBB-ja për frymë ra. Ka rënë edhe në Gjermani. Në Kanada, ka rënë edhe më ndjeshëm.

Kjo ka ndodhur pjesërisht, sepse të ardhurit e fundit janë në përgjithësi më pak të aftë se sa popullsia vendase, që do të thotë se ata nuk mund të kenë paga të larta.

Edhe pse ky është një efekt mekanik dhe jo një goditje reale ndaj standardeve të jetesës së vendasve, ulja e emigracionit mund të ndalojë rrëshqitjen e PBB-së për frymë në një periudhë afatshkurtër.

Përpjekja për baraspeshë

Por do të kishte kosto afatgjata. Të ardhurit e rinj po gjejnë punë. Për dekada, emigrantët në Britani kishin më pak gjasa se vendasit për të punuar. Kjo nuk është më e vërtetë.

Tani shkalla e punësimit të emigrantëve në Europë është e njëjtë me atë të vendasve. Emigrantët në Amerikë, prej kohësh, kanë më shumë gjasa që të punojnë sesa njerëzit e lindur në vend, dhe muajt e fundit, ky hendek është zgjeruar.

Goditja e emigracionit rrezikon të provokojë rishfaqjen e mungesës së fuqisë punëtore, që rrënoi ekonomitë e vendeve të pasura në vitet 2021 dhe 2022, dhe që uli PBB-në për frymë, duke krijuar mungesë efikasiteti.

Në një plan afatgjatë, emigrimi sjell edhe më shumë specializim në fuqinë punëtore.
Më e rëndësishmja, të ardhurit e rinj shpesh punojnë në industri me paga të ulëta, por që megjithatë janë jetike, duke përfshirë ndërtimin dhe kujdesin shëndetësor.

Nga viti 2019 deri në vitin 2023, numri i njerëzve të lindur jashtë shtetit në fuqinë punëtore të ndërtimit të Amerikës u rrit ndjeshëm, edhe pse numri i ndërtuesve vendas ra.

Në Norvegji, numri i punëtorëve të huaj të punësuar në kujdesin shëndetësor, është rritur me 20% që nga pandemia Covid-19.

Numri i mjekëve që punojnë në Irlandë, por që janë trajnuar diku tjetër, është rritur me 28%.

Gjatë së njëjtës periudhë, numri i stafit kinez në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë është dyfishuar, ndërsa numri i kenianëve është trefishuar.

Me kalimin e kohës, vendet e pasura, të cilat kanë popullsi në plakje, do të kenë nevojë për më shumë punëtorë të rinj dhe të etur për të punuar.

Kjo do të ndodhë, sepse pak politikanë po flasin tani për masa si rritja e madhe e moshës së pensionit, apo bërja e kujdesit shëndetësor shumë më efikas.

Edhe pse goditja e emigracionit mund t’u japë politikanëve mbështetje për njëfarë kohe, kjo politikë do të bëhet e pakënaqshme për ekonomitë në një plan afatgjatë./Monitor

Të fundit

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër/ Çfarë duhet të bëni

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet...

Luiz Ejlli shkon në “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Luiz Ejlli do të shkojë mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ai do të shkojë në këtë spektakël si i ftuar special. Luiz...

Spanja nën pushtetin e përmbytjeve, mobilizon mijëra forca ushtarake në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin...

Ky është shteti me fuqinë më të madhe të ndikimit në zgjedhjet në SHBA

Gazetari shqiptar në SHBA, Dorand Vojka, është shprehur se Izraeli është fuqia më e madhe që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA, përmes lobeve të...

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron!

Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV