Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Murrizi: Në vjeshtë do të plasin arrestimet ‘VIP’, Bardhi ka vjedhur mandatin e deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Murrizit, opozita po bën teatër pasi në prapaskenë ka pazare. Këtë fakt sipas ish-deputetit e nxorën zbuluar komisionet hetimore që kërkuan në Kuvend. Murrizi thotë se ata lanë jashtë koncesionet e dializës dhe laboratorëve duke u treguar selektivë. Sipas tij, opozita në këtë situatë nuk i fiton dot zgjedhjet, pasi disa prej demokratëve presin me padurim t’i zënë vendin Sali Berishës, i cili është i izoluar nga SPAK. Nga ana tjetër, ai paralajmëron një shtator të nxehtë nga SPAK për mazhorancën. Sipas tij temperatura ka filluar që prej prillit dhe i ndez shkrepësja te Beqo e tani ka marr zjarr soba dhe avash-avash. Murrizi thotë për “Euronews Albania” se shumë njerëz do heqin xhaketat e do të jenë me shapka e tuta sporti, në shtator deri në dhjetor. Pra ish-deputeti paralajmëron arrestime “VIP”.

-Zoti Murrizi, si e parashikoni shtatorin, çfarë pritet të ndodh mes opozitës dhe mazhorancës?

Nuk është se shoh ndonjë gjë të madhe, është një monotoni që ka prej janarit të një lufte me hope dhe e pandershme pas një bashkimi votash të disahershëm në këto gjashtë muaj mes opozitë mazhorancës. Nuk ka sens të bësh të fortin një seancë e gjashtë seanca të tjera të jesh vaj me mazhorancën.

-A është opozita aty ku duhet?

Është teatër, të kërkosh tetë komisione hetimore që t’i jep rregullorja e Kuvendit dhe të dalësh të shesësh si sukses dy komisione që bën një vrimë në ujë, ku një nga ata ka filluar hetimi që prej 1 vit e gjys për Koncesionet e Sterilizimit dhe e Check Up-it dhe të dalësh të mos kërkosh dializën dhe laboratorët e Janis Karthanos e dializën e Klodi Allajbeajt, është opozitë selektive. Një kod zgjedhor bastard, unëi kam bërë mbrojtjen në Gjykatë Kushtetuese për prishjen e herësit të qelbur të pazarit Rama-Basha. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohet herësi si i papajtueshëm me Kushtetutën sepse është anti-ligjore. Sa të mblidhet Këshilli i parë Kombëtar, do të ngrihem e të flas fortë që nuk mund të caktohet me urdhërrin e askujt, qoftë dhe të Sali Berishësdrejtuesit e qarqeve apo të dërguar politik tëqarreve. Dhe u tha që si kauzë të ngritjes së Rithemelimit Primaret dhe votën e anëtarësisë, por votë reale e jo votë fallco.

-Votë edhe për të deleguarit e qarqeve?

Patjetër është thënë të votohet e gjithëanëtarësia e qarkut me votë mes 5-7 emrave që aspirojnë dhe një ditë të bëhen 12 emra për të dërguar listën e numrat e një qarku. Për mua edhe listën duhet ta zgjidh anëtarësia me këtë palo kot. Megjithëse shpresoj se do të hapet para Vitit të Ri se është një vendim anti-kushtetues. Sapo ata krijuan mazhorancën që u bënë 6 anëtarë që kishin të drejtë të merrnin vendime, 5 anëtarë i kanë marrë vendimet për të prishur vendime e herësin pasi është anti-kushtetues. Nuk ka vendime, asnjërresht me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që të thotë se detyrohet Kuvendi për të gjetur një mënyrë tjetër për t’i mbyllur listat. Nëse PD nuk jepte dakordësi, i binte të ngelte ajo që thotë në Kushtetutë se 1/3 janë tëmbyllura. Por thuhet për 2/3 ku i nënshtrohet votës parapëlqyeke jo më pak se 2/3 e listës. Nëse këto duan një kod pikë për pikë siç e do Kushtetuta, atëherë duhet të kishin thënë që dy në tre emra, atëherë të bëjnë renditjen e listës që nëçdo të 2/3 emra, 2 të jenë më lista të hapura dhe tjetri emrin në lista të mbyllura. Por jo të mbyllen toptançet e 1/3, që teorikisht i bie të mbyllin të gjithë Parlamentin. Teorikisht nëse do të kishim tre forca politike që kanë 33%, atëherë të gjithë listat janë të mbyllura.

-Flitet prej muajsh për një parti të re e atyre që janë larguar nga Basha, sa e vërtetëështë kjo?

Unë nuk e shoh si lajm sepse Shqipëria nëçdo palë zgjedhje, krijohen, shkrihen, dhe vendi nuk ka vuajtur kurrë nga numri i madh i partive.

-Sa do i dhëmb opozitës kjo?

Unë nuk jam nga ata bolshevikët dhe bastardët që kërkojnë të bëjnë që o me mua o kundra meje. Sepse një gjë që e kam vuajtur në kurriz, kur kam qenë deputet kur Genc Pollo ka ‘tradhtuar’ me Tritan Shehun, me Eno Bozo, me Kreshnik Çollakun, me Leonard Demin, me Nard Ndokën, me Fred Xhaferin, etj, dhe kurrë nuk i kam paragjykuar. Votat që ka marrë PD e re në 2001, nuk ishin lapsus, por ishin vota mllefi të atyre që ishin dakord me pjesën.

Lexo edhe :  Ndryshimet në qeveri/ Ish-ministri i Jashtëm zbardh prapaskenat: Mazhoranca…

-U tha atëherë që u ngatërruan logo…

Mund të thuhet nga miop politik që duan t’ja shesin si gjellë qensh atyre që janë mësuar të hanë gjellë të prishur tëkujtdo zarbo politik që mendojnë se i ka tufë poshtë. PD duhet të mbledh maksimalen e votuesve të saj nëpërmjet një liste dinjitoze dhe duhet të jetë e drejtë me kodin zgjedhor dhe jo me lista të mbyllura. Me Berishën në kat të 9-të, që e lusin të gjithë që të rrijë atje dhe me udhëheqësa imagjinar, se i mbushet mendja Gazit, Nokës, Gjekmarkës se duan të bëjnë liderin. Nëse nuk bëhet një betejë reale dhe të jetë i besueshëm në kauzën që kërkon për një demokraci që shqiptarët të zgjedhin me votë e jo të emërojnë, sic donte Berisha për pjesën që ka patur qef që listën ta ketë të mbyllur, që të kenë autoritet meqë jam në kushtet e një arresti dhe për të mbajtur çfarë? Por kujt i hyn në punë opozita sërish, nëse t’i rri në opozitë.

-Mund t’i hyjë në punë Berishës?

Unë flas çfarë i hyn në punë demokratëve, unë nuk njoh padrino dhe kam pranuar me qef koston e të qenurit njeri i lirë dhe do ta pranoj sa të jem gjallë. Unë nuk kam ardhur në PD, e si unë dhe qindra e mijëra demokratë të tjerë që e mbajtën gjallë PD në 97’-2005-un, ata që ikën me brekë e kanatjere në Durrës, ata që nuk u trembën nga revolucioni komunist, ata që u kërcënuar dhe një pjesë jo e vogël e anëtarësisë së PD nën plumbin qorr ku u vranë 3200 vetë në vitet 97-2001, ata që e rikthyen në pushtet në 2005-ën dhe pastaj u degdisën e u shtynë me shkelm nga xhepistët, llapistët të tipit Lulit, Benetit, Majlindës, Arencës, etj, kjo lloj kategorie që nuk ke asnjërin sot pas 11 viteve që të kontribuojë nga opozita.

-Në këto kushte që është opozita i fiton zgjedhjet e 2025-ës?

Jo në këto kushte kur kryetari i partisë qëndron në kat të nëntë dhe këto të tjerët fërkojnë duart. Jo në këto kushte këto që rrahën demokratë, mund të jenë të emëruar pa kaluar në votën e primareve të demokratëve si të parë qarku. Jo në këto kushte se PD vetë nuk bëhet pishman dhe të tërhiqet nga ai palacorllik që e votoi në seancën e fundit për lista të mbyllura. Duhet ta zbatojë Kushtetutën ashtu siç duhet të zbatohet në Kushtetutë. Opozita ka shpresë dhe i ka të gjitha mundësitë për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Militantët e partisë duhet tëqërohen nga komisionet. Gazi fliste ditën që i bënë presion tëhapur PD, ‘ju dashnorë të listave të hapura’, po dashnor të listave të hapura është Qani Xhafa që i more mandatin në 2021-in. Gazi nuk duhet të ishte deputet në 2021-in pasi i vodhi mandatin, por të ishte me fuqi prapavepruese vendimi i Gjykatës, do të ishte deputet Qaniu. E ftoj publikisht zotin Bylykbashi dhe çdo jurist të opozitës, të më gjej te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një rresht që argumenton Kuvendin për të gjetur një artificë tjetër për të mbyllur listat. Në fillim thanë se duan të bëjnë herësin 7000 vota por pse u tërhoqën, sepse iu thanë ata që kanë mend në kokë që Gjykata Kushtetuese ka thënë se anti-kushtetuese është herësi por jo shifra. Sic do të thonë që mbyllja e 1/3-ës, se nuk mund tëpërvëlojë pakica ndaj shumicës. Nëse Kushtetuta thotë jo më pak se 2/3, duhet të respektosh Kushtetutën, 2 të parët në garë, i treti me listë të mbyllur, i katri, i pesti në garë, i gjashti në listë të mbyllur, e kështu me radhë. Pra, ndër 3 kandidatura, dy duhet të jenë të hapura. Unë jam për lista 100% tëhapura e sidomos për opozitën. Rama që ka hall se një pjesë e ministrave të tij, deputetëve që paraqiten më shpesh në SPAK sesa në mbledhjet e grupit parlamentar ku do të ketë më shumë allape. Shtatori do të jetë vërtetë i nxehtë, temperatura ka filluar që prej prillit dhe i ndez shkrepësja te Beqo e tani ka marr zjarr soba dhe avash-avash, sa njerëz do heqin xhaketat e do të jenë me shapka e tuta sporti, shtator deri në dhjetor./e.t

Të fundit

Hiqen vizat për pasaportat e zakonshme dhe diplomatike me këto dy shtete

Këshilli i Ministrave, miratoi në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe...

Shkon i dehur në studio televizive? Shehi reagon për videot virale:Sa të kem shëndetin…

Epo që lideri i LZHK-së, Dashamir Shehi, e ka qejf alkoolin kjo nuk është një gjë e re e shumë herë është bërë viral...

Pasi e la publikisht, princesha e Dubait bën hakmarrjen e radhës ndaj ish-bashkëshortit

Princesha e Dubait, Sheikha Mahra Al Maktoum ka ndezur polemika me lançimin e linjës së saj të re të parfumeve, “Divorce”. Aroma, e lëshuar...

Moti i keq bën kërdinë në këtë vend, mbi 200 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike

Uragani Francine ka lënë mbi 221 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike pasi goditi brigjet e Luizianës dhe u zhvendos në brendësi të...

Për këto shenja të horoskopit, pjesa tjetër e muajit do të jetë shumë e vështirë

Shtatori është muaji i fillimeve të reja, por siç thonë ata “çdo fillim është i vështirë” dhe këto shenja do ta ndiejnë kuptimin e...

Lajme të tjera

Web TV