“Derin” mahnit Amsterdamin, e vetmja aktore turke në çmimet e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur turke, Melis Sezen, ishte pjesë e ceremonisë së çmimeve “Septimius”, që organizohet çdo vit në Amsterdam. Një prej aktoreve më të dashura të publikut, e njohur për rolin e Derinit në serialin “I pabesë” ishte e vetmja aktore turke që nominohej në këto çmime të rëndësishme.

Sezen, një prej emrave të rinj të talentuar dhe që po njeh sukses me çdo rol të saj, u nominua si “Aktorja më e Mirë” për rolin e Devas në serialin “Gulcemal”.

Për mediat vendëse, Melis ndau emocionet e pjesëmarrjes duke theksuar se ajo ka besuar gjithmonë në fuqinë e Devas – rolin për të cilin u nominua si aktorja më e mirë: “Ishte një nder i madh që u nominova si aktorja më e mirë me Deva – “Gulcemal” dhe gjithmonë kam besuar në zemrën e Devas. Jam shumë mirënjohëse për këtë natë dhe magjinë që përcjell ajo”, – shkroi aktorja në profilin e saj.

Derin5
 900 0 1724344334xderinn 564
Gulceman32332

Aktorja e njohur Melis Sezen, e cila udhëtoi drejt Holandës për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishën në industrinë e filmit, i mahniti të gjithë me fustanin e saj të kuq.

Ceremonia e çmimeve “Septimius”, që mbahet çdo vit në Amsterdam, Holandë, përfshin një sërë emrash dhe shumë pjesëmarrës që kanë fituar çmime të rëndësishme si “Emmy”, “BAFTA” dhe “Oscar”.

Çmimet “Septimius” organizohen çdo vit në një ceremoni prestigjioze, me focus kryesor në zbulimin dhe inkurajimin e talenteve të reja. Objektivi kryesor i çmimeve “Septimius” është të promovojë dhe inkurajojë ndërgjegjësimin, vlerësimin dhe mirëkuptimin e filmit në të gjitha zhanret./E.T

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV