Fedez me fëmijët e tij: Netët e vetme në të cilat demonët e mi më lënë të fle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte një verë e ngarkuar për Fedez, i cili nuk u ndal për asnjë moment mes mbrëmjeve në klubet më të mira italiane – dhe jo vetëm – dhe festa në Costa Smeralda, ku ai kaloi pushime së bashku me miqtë. Mirëpo prej disa ditësh në vilën në Porto Cervo ku ai po qëndron prej një muaji ka pasur një atmosferë krejt tjetër.

Fëmijët, Leone dhe Vittoria, kanë mbërritur, duke u kthyer nga pushimet në Greqi me nënën e tyre dhe tani janë kthyer me babain. Fedez është vërtet i lumtur me ta, siç tregon edhe në postimin e fundit në Instagram, ku ndan foto dhe video me fëmijët e tij. “Nuk është bukur të zemërohesh sepse është bukur të jesh i lumtur”, shkruan ai, duke cituar një frazë të vajzës së tij teksa luanin në divan.

Në postim, megjithatë, ai publikon një shkrepje shumë të ëmbël të Leones dhe Vittoria-s duke fjetur në shtrat, ndërsa sapo është zgjuar: “Së bashku – lexojmë krah fotos – Të vetmet netë në të cilat demonët më lënë të fle”.

Nuk është një periudhë e thjeshtë për Fedez-in, i cili muajt e fundit ka pasur sërish probleme shëndetësore, përveç mendimeve që lidhen me fundin e martesës me Chiara Ferragni-n. Ka shumë shqetësime dhe vështirësi për të përballuar, por me fëmijët gjithçka duket se bëhet më e lehtë ose të paktën e durueshme. Ata janë dashuria e tij më e madhe./E.Ç

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV