Pak më parë Korcca është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku bashkëshorti ka djegur me benzinë gruan e tij.
45-vjeçari, i identifikuar si Bledar Trendafili, ka shkuar në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij, Melisa, e më pas e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.
Menjëherë pas aktit të rëndë, 45 vjeçari është larguar nga vendngjarja ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.
Çifti jetonin të ndarë pasi ishin ishin në proces divorci.