Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Napoleon Bonaparti – figurë universale e gjenialitetit njerëzor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nesip Kaçi
Publicist

I lindur në kryeqytetin e Korsikës, Ajaçio, më 15 gusht 1769. Roma, Gjenova, Spanja e rrethuan apo e skllavëruan njëra pas tjetrës Korsikën, këtë ishull apo shkëmb në mes të Mesdheut. Tre muaj para lindjes së Napoleonit, më 9 maj 1769, ushtria franceze mposhti  trupat e gjeneralit Paoli në betejën e Ponte Novu-t. “Unë linda kur atdheu vdiq. Tridhjetmijë francezë zbarkuan në brigjet tona, që mbytën fronin e lirisë në lumenjtë e gjakut; kjo ishte pamja  e urryer që goditi për herë të parë sytë e mi”, shkruan Napoleon Bonaparti, në shkrimet e tij të rinisë, ditën e përvjetorit të betejës së Ponte Novu-t  më 9 maj 1788, kur ishte 19 vjeç.
I ati, Karlo Bonaparti, i kishte luftuar francezët përkrah gjeneralit Paoli, por pas disfatës së Ponte Novu-t, në kohën kur lindi Napoleoni, ai ishte radhitur krah mbretit të Francës, ashtu si tetëdhjet korsikanë të tjerë të shquar. Në këmbim të pozicionimit të tij, ai ishte zgjedhur deputet në Korsikë dhe kishte hyrë në Këshillin e Dymbëdhjetë Fisnikëve, një asamble këshilluese që ndihmonte komisionerët mbretërorë dhe guvernatoratin. Ai kishte përfituar shumë të mira, koncensione toke (një plantacion me mana për kultivimin e krimbit të mëndafshit), subvencione për të tharë pellgun e Salinës, por sidomos bursa për fëmijtë e tij në institucionet mbretërore të rezervuara për fisnikërinë. Falë kësaj aleance të kontraktuar nga i ati me monarkët francezë, në pranverën e vitit 1779, Napoleoni u pranua si bursist i mbretit në shkollën ushtarake të Brienne-s e më pas, në tetor 1784, në shkollën ushtarake të Parisit. Ishte tradhëtia e Karlos ndaj idealeve laike të pavarësisë korsikane, ajo që i dha atij mundësinë të bëhej oficer i Ushtrisë Mbretërore Franceze, ku ai u bë pjesë e saj që prej shtatorit të vitit 1785. Napoloni ishte i paracaktuar për jetën ushtarake, ashtu si xhaxhai i tij, kapiten.
Megjithëse i përket formimit profesional ushtarak, ai është plotësisht në dijeni për politikën e reformave; mbi situatën financiare të mbretërisë dhe analizon buxhetin e shtetit, për të cilin konstaton se është në prag të falimentimit dhe interesohet me pasion për aktualitetin politik francez. Për këtë ai bën përgjegjës klasën qeverisëse aristokratike, mjaft e korruptuar dhe në grahmat e saj të fundit.
Babai i Napoleonit, Karlo Bonaparti vdiq i ri. Një kancer në stomak i mori jetën kur nuk kishte mbushur tridhjetenëntë vjeç, më 24 shkurt 1785. Napoleoni shumë pak është i interesuar për t’u asimiluar me fisnikërinë franceze, këtë klasë të vjetër feudale, së cilës i ati ia bleu titullin me çmimin e lirisë korsikane.
Në fakt, kjo figurë universale e gjenialitetit njerëzor, ky “Zot i luftës”, arriti të përcaktojë  politikën moderne pas përmbysjes revolucionare, promovim i parimeve të Revolucionit Francez, si dogmë laike e shtetit, sovranitet kombëtar, administrim i centralizuar, ateizëm i qeverisjes.
Kodi Civil Francez dhe shumë nga institucionet, si Këshilli i Shtetit, prefekturat, Gjjykata e Kasacionit, Gjykata e Arbitrazhit, Inspektorët e Arsimit Kombëtar, Legjioni i Nderit etj., u krijuan nga Napoleoni dhe që nga ajo kohë janë reformuar pak ose aspak. Ato janë zbatuar dhe përshtatur në mbarë botën. Ky krijues legjislator mbetet një model frymëzues. Pra, Bonaparti si peranndor krijoi gjithë strukturat e shtetit perandorak. Ai kishte një intuitë të thellë administrative dhe politike. Fusha shtetërore ku Bonaparti u tregua më largpamës ishte ajo juridike. Kodi Penal, Kodi Civil dhe Kodi Tregtar u bënë udhërrëfyes për legjislacionin, që u përpunua jo vetëm në Francë por në të gjjithë Evropën e shekullit të 19-të, ku kapitalizmi  arriti fitoren përfundimtare mbi regjimin e vjetër feudal.
Dimensioni i Napoleon Bonapartit nuk është vetëm politik, por po aq i qartë është dimensionini i tij letrar.

Emanuel de Las Cases, shoqëruesi i tij në mërgim (është fjala në ishullin e Shën Elenës) na thotë se Napoleon Bonaparti nuk kufizohet vetëm në politikë, por ai do të bëhet “miti letrar par exellence”, i cili ushtron një forcë tërheqëse të parezistueshme mbi shkrimtarët romantikë francezë, duke filluar me mjeshtërin e tyre, Fransua-René de Shatobrian. Këtë fat letrar të pas vdekjes, i internuari i Shën Helenës e ka parandierë. Sipas ndërgjegjes së tij, ai është romantik dhe e di para Stendalit “Jeta e Napoleonit” 1817-1818, para Shatobrianit “Jeta e Napoleonit”, para Hygoit të poemës lirike “Në kolonën e sheshit Vendome” dhe Kromuellit 1826-1827, që jeta e tij është “romani” par exellence. Për më tepër, Napoleon Bonaparti donte edhe vetë të bëhej shkrimtar. Konsulli i Parë, Perandor, më pas i internuar, ai dëshiron përsëri të jetë, duke shënjtëruar lidhjen aq të veçantë mes letërsisë dhe politikës. Ai e pohon këtë te “Memoriali”.
Revolucioni francez
Që prej tre vjetësh ky popull filloi të lëvizë dhe sonte duket qartë se asgjë nuk do ta ndalë më. Nata e 10 gushtit ishte shumë e bukur, e ndriçuar nga hëna. Njerëzia flinte duke pritur betejën, tregon Zhyles Michelet. Napoleoni mbylli grilat e rënda prej druri të dhomës së tij, ai nuk kishte ndërmend të shkonte në shhtrat, mëngjesi do ta gjente duke punuar. Koka i është rënduar nga ngjarjet, alarmi ra në mesnatë, është ora tre e mënngjesit dhe qyteti gjëmon sikur të jetë mesditë, një zhurmë e shurdhët tingëllon në mure dhe atij i krijon të ngjethura nën lëkurë. Gjithçka paralajmëron ngjarje të dhunshme. Koalicioni i huaj që u formua në mars kërcënonte se do ta shtypte Francën revolucinare, por sot rreziku më shqetësues vjen nga brenda: lufta civile. Klasat sociale kanë dalë jashtë kontrollit. Në rrugë kanë dalë punëtorë dhe dembelë, të pasur dhe të varfër, të humburit, prostitutat dhe këmbëzbathurit, fshatarë të krahinave, zejtarë të vegjël të Parisit, endacakë, vagabondë, banditë, përzihen me borgjezët dhe me “më të avancuarit” (aristokratët) nëpër rrugë të armatosur me shtiza të mprehta, kazma, sëpata, pushkë, heshta. Nga të gjitha anët, ata dynden drejt Parisit për të shpëtuar “atdheun në rrezik” dhe për ta penguar mbretin të bashkohet me emigrantët në Koblenz. Mbreti, që në fakt ishte shefi i feudalizmit, tashmë është një i burgosur në Tyilëri dhe i ka shpresat te koalicioni i huaj aleat me aristokratët emigrantë me qendër në Koblenz, për të rifituar pushtetin që ka humbur. Populli, njerëzit pushtuan Pallatin e Tyilërisë dhe sallën e Manezhës, ku kish selinë Asambleja, ku është sot rruga ‘Rivoli’. Ata rrëzuan dyert, hynë në pallat, pozicionuan armët drejt banesës së mbretit, rrëzuan katër porta, i paraqitën mbretit dy emblema, një të bardhë dhe tjetrën trengjyrëshe. Ata i dhanë të pijë mbretit dhe qëndruan katër orë në pallat. Napoleoni, oficeri i ri i artilerisë, në moshën njëzetedyvjeçare në vitin 1792, nuk identifikohet me monarkistët kushtetues që kundërshtuan shkarkimin e Luigjit XVI, por ai ruan një simpati të dukshme për La Fajetin dhe oratorët e shkëlqyer të Kushtetueses. Napoleoni, nga tri partitë që kishte Franca më 18 qershor 1792, nuk e shikonte veten në asnjë prej tyre, lidhja e tij e vetme është me Shoqatën  e Miqve të Kushtetutës, ajo e para korrikut 1791.
Epopeja e Parisit
Më 30 korrik 1792 federalët marsejezë hyjnë në Paris. Dyzet e tetë lagjet parisiane, (të barazvlefshme me bashkitë e distrikteve të sotme) përfaqësoheshin nga një komitet civil me gjashtëmbëdhjetë anëtarë të zgjedhur, një komitet revolucionar dhe një gardë bashkiake. Dhe më 9 gusht në mbrëmje, në emër të banorëve të lagjeve, seksionet i veshën me funksione, për të zëvendësuar bashkinë mbretërore. Në mesnatë komuna e re jep sinjalin e kryengritjes, duke lëshuar alarmin. Parisi i pagjumë dhe i trazuar mban frymën. Gjithçka është gati, kryengritja mund të shpërthejë nga çasti në çast.

Napoleoni nuk po iu beson më as syve, as veshëve të tij, megjithatë ai duhet ta pranojë: pikërisht këta analfabetë janë ata që do ta rrëzojnë monarkinë, janë ata që do të themelojnë një republikë të një lloji të ri, të cilën as vetë Rusoi nuk e kishte parashikuar. Shpallja e Republikës mban datën 22 shtator 1792. Më 7 gusht 1792 Napoleoni kishte shkruar: “Pasnesër do të trajtohet çështja e rrëzimit të mbretit në Asamblenë Kombëtare. Tani e tutje, për të zgjedhur midis mbretit dhe kombit, ai zgjedh pa hezitim kombin, dhe pse jo Republikën.
Ngritja e Napoleonit
Gjatë muajit tetor 1793 Napoleoni shpalosi gjithë energjinë e tij për të riorganizuar artilerinë, duke kërkuar përparësi për lëvizjen e pjesëve dhe municioneve. Më 18 tetor ai bëhet shef i batalionit. Më 25 tetor ai shkruan se duhen zhvendosur anglezët nga “Gjibraltari i vogël” dhe duhet shtënë në dorë fortesa e Mulgraves, duhen instaluar topat dhe prej andej të goditet qyteti që ndodhet përballë. Komanda po vonohet. Këshilli i luftës më 25 nëntor e mori në shqyrtim planin e Buonapartes. Më 17 dhjetor, në orën tre të mëngjesit, pas dy orësh sulmi të ashpër, fortesa Mulgrave bie në duart e francezëve, por Napoloni ka marrë një goditje bajonete në kofshë. Më 18 nëntor anglezët largohen nga Tuloni. Më 22 Buonaparte emërohet gjeneral brigade. Bonaparti i ri bashkohet me grupin historik të gjeneralëve revolucionarë, midis të cilëve Napoleon Bonaparti është një nga gjeneralët më të rinj, ai është në moshën njëzet e katër vjeç.
Por Napoleon Bonapartit, karriera e tij ushtarake iu duk tërësisht e kompromentuar, kur të enjten, më 7 maj 1795, mësoi se ai u shkarkua nga kuadrot e artilerisë, u degradua dhe u caktua “në komandën e një brigade këmbësorie në Vendee”. Ai ndërmerr një udhëtim në Paris për t’i vënë në vijë punët e tij. Pas kësaj ai u emërua gjeneral i brigadës së këmbësorisë në ushtrinë e perëndimit, por i tërbuar që nuk shërbente më në vendin e tij, në artileri, ai nuk e pranoi këtë post dhe mori raport mjekësor.
Duke mos e lënë veten që ta shpenzojë kohën në dëshpërim, Napoleoni ia del në më pak se dy muaj të futet në rrethe më të afërta me pushtetin. Që në korrik ai është në marrëdhënie personale me Barras, deputet, përfaqësues në mision në Ushtrinë e Italisë, organizator i 9 Termidorit, Kryekomandant i Ushtrisë brenda territorit të Francës, i zgjedhur drejtor në Direktorat, njeriu i fortë i rregjimit të ri. Falë kontakteve të tij me Barras, ai hyn në zyrën topografike të Ministrisë të Luftës më 18 gusht dhe i “bashkëngjitet Komitetit të Sigurisë Publike për mbikqyrjen e ushtrive dhe drejtimin e planeve të fushatës”. Barras më 31 tetor ishte bërë drejtor në Direktorat dhe e emëron Bonapartin Komandant të Përgjithshëm të ushtrisë së brendshme dhe gjeneral divizioni në artileri. Napoleoni i nxitur nga Barras martohet me Jozefinën. Tani ai i përket plotësisht dhe ngushtësisht klanit në pushtet. Më 9 mars 1796 firmosinn aktin e martesës dhe pas tri ditësh, më 14 mars 1796, Napoleoni u nis për në ushtrinë e Italisë, në krye të saj. Emërimi i Bonapartit si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Italisë, ishte “prikë” e Jozefinës.  A nuk ishte Napoleoni e mira që Barras i ofroi muzës së tij të dikurshme si dhuratë lumturie dhe lamtumire?
Fitoret e Gjeneral Bonapartit
Më 15 maj 1796, shkruan Stendal te “Manastiri i Parmës”, gjeneral Bonaparti hyn në Milano, në krye të kësaj ushtrie te re që sapo kishte kapërcyer Urën e Lodit dhe i kishte mësuuar botës që pas kaq shumë shekujsh Cezari dhe Aleksandri kishin një pasardhës. Mbretëria e Piemonte-Sardenjës, aleate e Austrisë kishte në dorë çelsin e bllokimit të Alpeve piemonteze dhe të Apenineve. Bonaparti, sipas një taktike që tashmë e kemi parë ta kërkojë, i përqëndroi të gjitha forcat e tij në një pikë të vetme. Duke ardhur nga Nisa (ku mbriti më 27 mars), me tridhjet e gjashtë mijë burrat e tij, ai ndan austriakët nga Sardët. Më 12 prill të parët u mundën në Montenote dhe të dytët në Milezimo në 13 prill, dhe më pas përsëri austrakët në Dego më 14, dhe përsëri Sardët më 28 në Mondovi.

Gjashtë ditë më vonë, në Kerasko, mbreti i Piemonte-Sardenjës kërkoi armëpushimin. Savoja dhe Nisa i jepen Francës.
Ai e kalon lumin Po në Piaçenca më 3 maj. Trupat austriake tërhiqen dhe e refuzojnë betejën, por Bonaparti ua kalon atyre në Lodi dhe më 10 maj hyn fitimtar në Milano, si çlirimtar i Lombardisë, i rrethuar nga Kilmaine dhe Saliceti. Pas kësaj Bonaparti rrethon Mantovan, fortesë dhe pozicion i rëndësishëm strategjik i austriakëve në Italinë e Veriut. U deshën shtatë muaj për t’ia dalë. Mantova më në fund kapitullon më 2 shkurt. Një ushtri e madhe prej shtatëdhjetë mijë vetash, nën komandënn e Vursmerit, i ardhur nga Austria nëpërmjet luginës  së Adige-it, përballet me Bonapartin. Kjo luftë, e filluar më 1792-shin, nga e cila varet fati i Republikës së Re, tani luhet në të vetmin front jugor. Bonaparti është i bindur që ka në duart e tij fatin e Revolucionit. Ai marshon në ndjekje të austriakëve. Ai ndodhet njëqind kilometra larg nga Vjena. Napoloni në sytë e kësaj ushtrie thellësisht republikane mishëron Francën dhe Revolucionin. Në Paris, ku arriti më 5 dhjetor 1797, popullariteti i tij është shumë i madh. Fitimtar mbi armiqtë e Revolucionit, ai i jep fund luftës së filluar më 1792, duke rinisur përsëri këto marshime. Gjykon që një zbarkim në Angli është i pamundur dhe pranon propozimin e Talleyrand, ministrit të ri të Punëve të Jashtme, për të pushtuar Egjiptin, për të prerë një nga rrugët indiane për në Angli. Për të përgatitur ekspeditën, mblodhi rreth tij 21 matematikanë, tre astronomë, 17 inxhinierë civilë, 13 natyralistë dhe inxhinierë minierash, po aq gjeografë, tre specialistë armatimi dhe baruti, 4 arkitektë, 10 mjeshtër mekanikë etj., dhe bashkë me ta shkencëtarët më të famshëm të kohës, të cilët i zëvendësonin oborrin. Bonaparti niset më 19 maj 1798 për në Tulon me një ushtri prej tridhjet e pesë mijë vetësh, të transportuar nga dyqind anije. Me zbarkimin e suksesshhëm në Aleksandri më 1 korrik dhe me betejën e Piramidave në Gazeh, përballë Kajros më 12 korrik, i dhanë fund kastës feudale të Mamelukëve, të cilët e sunduan në mënyrë despotike një Egjipt në rënie. Më 22 gusht, gjenerali krijoi Institutin për Egjiptin në Kajro. Ai merr pjesë në mbrëmjen e 23 gushtit, në festën e Profetit dhe e deklaron veten si “i zgjedhuri i Allahut”. Divani (Këshilli Kryeministror Perandorak) i jep atij titullin Ali-Bonaparti.
Por nxehtësia ekstreme e shkretëtirës i vuri në provë të rëndë ushtarët e Napoleonit dhe lajmi për katastrofën në Aboukir, të cilën e mëson më 14 gusht nuk është ogur i mirë për të vazhduar më tej. Humbja që pëson flota e tij e shkatëruar nga anglezi Nelson, i merr kryegjeneralit prapavijën e tij, pikërisht Maltën e pushtuar gjatë rrugës. Bonaparti reflekton thellë mbi tradhëtitë e Jozefinës. Ndërkohë kryegjenerali merr përsëri rrugën drejt lindjes dhe mund turqit në Siri, që ishte nën pushtimin otoman që nga viti 1517. Të gjitha këto dhe zërat që mbërrijnë nga Franca për një grusht shteti të përgatitur në fshehtësi nga Sieyes, bëjnë që Bonaparti vendos të kthehet. Ndërkohë Bonaparti vendos të shkurorëzohet nga Jozefina.
18 Brymeri i Napoleonit
Duke pasur një intuitë të thellë politike, Bonaparti kuptoi sensin e kohës, domethënë se e ardhmja i përkiste borgjezisë franceze. Ai pa nga afër luftën politike në etapat e Revolucionit Francez dhe njohu gjithë grupet sociale politike, që nga borgjezia liberale deri te jakobinët ekstremistë. Pas korrikut 1794 diktatura jakobine zëvendësohet me Konventën Termidoriane, pushteti i së cilës ishte një pushtet kaotik, me përplasje interesash të jashtëzakonshme në gjirin e saj, shkruan Prof. dr. Adem Mezini në parathënien e librit të botuar në shqip nga Shtëpia Botuese Botart.
Bonaparti, që kishte filluar rrugën politike si ushtarak, kuptoi se forma qeverisëse e Konventës nuk i përgjigjej më kohës. Në këto kushte, tek ai gjatë kohës që drejtonte fushatën ushtarake në Egjipt dhe Siri, i formohet bindja se Franca kishte nevojë për një pushtet të fortë të centralizuar dhe të përqendruar në dorën e një individi.

Për këtë, më 9 nëntor 1799 (ose më 18 Brymer); ai realizoi grushtin e shtetit dhe shpërndau Konventën si institucion qendror i shtetit të Francës. Në fillim u formua regjimi i Konsullatës, ku Bonaparti ishte Konsull i Parë, ku ai kishte të drejta e kompetenca të jashtëzakonshme. Në vitin 1804, pasi e kishte konsoliduar pushtetin personal, u shpall regjimi perandorak dhe vendosmëria e tij e palëkundshme për ta qeverisur vetë shtetin. Sovraniteti kombëtar nuk përmëndet më, e për çfarë duhet, pasi kombi, tani e tutje është ai, Bonaparti. Më 12 dhjetor, Sijes, bindet ta caktojë atë Konsull të Parë. Pushteti i Konsullit të Parë del më i fortë.
Beteja e famshme e Austerlicit, e konsideruar modeli i llojit të vet nga strategët ushtarakë, ku gjithçka ndodhi ashtu si Perandori e kishte paramenduar që më 21 nëntor. I përkulur mbi hartat e tij në pallatin e guvernatorit në Berno-n e sotme, Perandori do të ripërcaktojë edhe një herë idenë e tij, sipas të cilës: të dobësohet krahu i djathtë i divizioneve të tij, të dislokuar përballë pllajës së Pratzenit, i braktisur qëllimisht prej tij, me synimin që kundërshtarit t’i jepej ideja për ta zhvendosur një pjesë të forcave të tij nga qendra e frontit, për ta goditur edhe krahëmarrë ushtrinë franceze në pikën e saj të dobët, që ishte lënë e zbuluar qëllimishht. Pikërisht në atë momenf duhet të sulmohej nga qendra, duke e ndarë mëdysh ushtrinë austro-ruse dhe duke shkatëruar krahun më të dobët të koalicionit. Ndërsa beteja filloi në orën shtatë të mëngjesit, gjatë lindjes së diellit, fitorja arrihet në orën katër pasdite me shpartallimin rus. Traktati i Presburgut, i nënshkruar më 2 dhjetor, i dëbon austriakët nga Italia dhe Gjermania. Në Korrik 1806 Konfederata e Rinit vendosi gjashtëmbëdhjetë principata gjermane në mbrojtjen perandorake franceze. Më 6 gusht 1806, Fransuai II abdikon. Është fundi i Perandorisë së Shenjtë romake gjermanike. Napoleoni tashmë e sheh veten si perandor romak të Perëndimit. Dy ditë pas Austerlicit, Bonaparti kishte deklaruar: “Zotërinj, po kthehemi në Paris, paqja u arrit”. Pengesa e fundit për të dominuar Europën është Prusia, e cila është në koalicion me Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Suedinë. Më 1 tetor 1806, Prusia, e konsideruar fuqia e parë ushtarake në Europë, kërkon që Franca t’i tërheqë trupat përtej Rinit.
Vaterlo, fushë e zymtë
Më 8 shkurt ushtria perandorake që, mes një stuhie dëbore mbërrin nga Varshava për të marrë nën kontroll Gdanskun, zihet në befasi në Eilo nga trupat ruse me epërsi në numër. Një masakër e tmerrshme: njëzetepesë mijë rusë dhe rreth tetëmbëdhjetë mijë francezë janë vrarë. Tërheqja urdhërohet njëkohësisht në të dy kampet: s’ka fitore. Të nesërmen në mesditë, duke u endur midis njerëzve që ishin duke vdekur, Napoleoni nuk mund të shpëtojë nga ky spektakël. U desh shumë punë për të varrosur gjithë të vdekurit. Napoleoni i shkruan Jozefinës: “Është e dhimbshme dhe shpirtin e kam të dërrmuar, duke parë kaq shumë viktima”. Por popujt europianë janë gjithnjë e më të irrituar nga oreksi i pangopur i Perandorisë franceze, në emrin e asaj që bëri lavdinë e Bonapartit: ndjenja kombëtare.

Kështjella prusiane e Gdanskut më në fund bie në duart e francezëve : rruga për në Poloni është e hapur. Tani është koha që Ushtria e Madhe të rifillojë ofensivën kundër rusëve.
Në qershor 1812, nga Polonia, Napoleoni i shpall luftë Rusisë. Ushtria e tij prej gjashtëqind e shhtatëdhjet e pesë mijë vetë që ai mblodhi, zviceranë, polakë, italianë, belgë, holandezë, prusianë dhe austriakë, e gjithë Europa e dominuar nga Perandoria franceze, parakalojnë para syve të tij për tri ditë, për të kaluar lumin e madh, kufirin natyror midis Polonisë dhe Rusisë. Si mund të vihet në dyshim suksesi i një ushtrie kaq superiore në numër?!
Në Vilnius ai ndalet për një kohë të gjatë, nga 8 qershori deri më 16 korrik, që natyrisht ka pasoja fatale për fushatën, shpjegon Zhan Tular. Francezët hynë në qytet pa incidente, por rusët kishin djegur gjithçka: miellin, foragjeret, veshjet, si dhe i kishin hedhur armët në lumë, duke zbatuar politikën e tokës së djegur.

Në Smolensk, më 17 gusht, francezët hynë në një qytet të bërë shkrumb e hi.
Pushtimi i Moskës
Përplasja e vërtetë mes dy ushtrive ndodhi më 7 shtator, në lumin Moska, afër fshatit Borodino, 123 kilometra larg kryeqytetit. Beteja e njohur si beteja e Borodinos, ishte më e përgjakshmja nga luftrat napoleoniane. Rusët humbën dyzet e dy mijë luftëtarë nga njëqind e dymbëdhjetë mijë që kishte ushtria ruse në këtë betejë, ndërsa ushtria franceze humbi pesëdhjet e tetë mijë veta, nga njëqind e tridhjet mijë, që kishte aktivizuar në Borodino. Beteja e tmerrshme, me një rezultat të paqartë, për të cilën historianët rusë dhe franncezë u përleshën dy shekuj, përshkruhet nga Tolstoi në romanin “Lufta dhe Paqja”: Disa dhjetra mijëra njerëz shtriheshin të vdekur në fushat dhe livadhet e Davidovit dhe në fshatrat e Kurorës. Brenda rrezes së një hektari, rreth qendrave të ndihmës, toka dhe bari u lanë në gjak. Turma të terrorizuara ushtarësh të plagosur, lëviznin ngadalë në prapavijë, disa ktheheshin në Mojaisk, të tjerë në Valouevo, të tjerë qendronin në vend dhe vazhdonin të qëllonin. Ushtarët e rraskapitur të njerës dhe tjetrës ushtri, të paushqyer dhe pa gjumë, filluan të pyesin veten e tyre, nëse ata duhej vërtet të vazhdonin të masakronin njer-tjetrin dhe ky hezitim vihej re në fytyrat e të gjithëve. Napoleoni, nënvizon Tolstoi, karakterizohej nga një pasivitet i frikshëm: meit në fytyrë, i kapardisur, i rënduar, me sy të turbulluar, priste me ankth përfundimin e këtij veprimi; për të cilin mendonte se ishte pjesëmarrës, por që nuk mund ta ndalonte. Napoleoni mori përsipër vuajtjet dhe vdekjen që kishte përjetuar në fushëbetejë.
Të hënën, më 14 shtator, nga maja e kodrinës së Harabelave ushtria zbulon “Moskën me kupola të praruara, me dyqind e tetëdhjet e pesë kishat e saj, njëmijë e pesëqind kështjellat.  Rreth orës tre pasdite Perandori hyri në qytetin e shkretë dhe të heshtur, por të paprekur, i zbrazur nga rusët, të cilëve u kishte akorduar një armëpushim. Rreth orës pesë, në një bujtinë të bukur prej druri, ai kërkoi që t’i sillnin bojarët- fisnikët rusë. “Nuk ka mbetur asnjë njeri tjetër, përveç të varfërve që janë fshehur. Ditën tjetër, Perandori vendoset në Kremlin. I gjithë qyteti është në flakë. Napoleoni nuk ia ndante sytë zjarrit gjigand. Më 18 shtator, i kthyer në Kremlin, ai ngjiti ngadalë shkallët e kullës së Ivanit, dhe i raskapitur kërkon një pikë vëzhgimi në këtë det shkrunb e hi, mbushur me trupa të shkrumbuar në Moskë. Më shumë se një muaj, deri më 19 tetor, ai qëndroi atje, pa ditur nga t’ia mbante, duke mos gjetur forcën e duhur që ta bindte Shtatmadhorinë të marshonin në Petërsburg. Ai ende priste një shenjë nga Aleksandri (Cari rus) për të vendosur mbi paqen.
Kur një dëborë e imët mbuloi qytetin, u pushtua befas nga paniku. Më 13 tetor vendosi të tërhiqet, por ishte tepër vonë, shkruan Shatobrian, Njëqindmijë burra kishin vdekur. Më 6 nëntor termometri ra në 18 gradë nën zero, gjithçka e mbuloi dëbora. Ushtarët e zbathur, shkruan Shatobrian, nuk i ndjejnë më këmbët, rrobat e reckosura u kanë ngrirë në trup. Ushtarët këputen e bien, dëbora i mbulon. Korba dhe grupe qensh të bardhë e ndiqnin në distancë këtë tërheqje kufomash. Muzhikët, të armatosur me heshta, ndjekin kolonën, që tashmë arrin në pesëdhjet mijë të vdekur. Në kthim, pas Smolenskut, termometri ra ne tridhjet gradë nën zero.
Fushata e kobshme e Rusisë, ishte një nga katastrofat më të mëdha të historisë. Më 16 dhjetor janë vetëm 18 mijë njerëz, që e kalojnë përsëri Niemenin. Që nga data 5, Napoleoni vendos që ta braktisë atë që kish mbetur nga ushtria e tij dhe të kthhehet fshehurazi në Paris.
Fusha ushtarake ka qenë pa dyshim drejtimi ku dolën më në pah aftësitë dhe talenti i tij i jashtëzakonshëm, si strateg ushtarak i spikatur. Bonaparti hodhi poshtë kodin ushtarak dhe rregullat strikte të ushtrive feudale europiane. Ai ndoqi taktikën e forcave të shpërndara, të cilat me lëvizjet e tyre dhe forcën e zjarrit dinin ta jepnin goditjen vendimtare në momentin e duhur.

Veç kësaj, kjo taktikë parashikonte një kombinim të forcava të këmbësorisë me forcat e artilerisë dhe të kavalerisë. Napoleoni krijoi një perandori të madhe nga Atlantiku deri në stepat e Rusisë.
Franca, në vitet 1795-1812 ka zhvilluar luftëra me shtatë koalicione të shteteve të mëdha europiane, ku përfshiheshin Anglia, Austria, Rusia, Prusia etj. Në këtë kuadër përmenden betejat e mëdha në Marengo, fushata në Egjipt, betejat në Alpe, në Austerlic, Jena dhe fushata më e madhe në Rusi, pas së cilës erdhi dështimi në Vaterlo. Janë gjjithsej 60 beteja të mëdha, ku alternohen fitoret dhe disfatat. Më në fund Napoleoni u detyrua ta mbyllë jetën në ishullin e Shën-Elenës, nën vrojtimin e ushtarakëve anglezë, te cilët e kapën me dinakeri ne agimin e 15 korrikut 1815 në ishullin e Aix-it.

Diçitura e fotos së përkthyesit Eqerem Gaxholli në Vaterlo:
Gjatë vizitës që frankofoni Eqerem Gaxholli, përkthyesi i librit “Napoleon Bonaparti”, bëri në memorialin e Vaterlosë në shtator 1981, ciceroni i muzeut i citoi Viktor Hygoin: “Vaterloja nuk është një betejë, fushatë, luftë; ajo është një ndryshim i lëvizjes së universit”.

Të fundit

E PABESUESHME/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 20 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.7 lekë. Euro blihet me 99...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin...

Presidencialet në SHBA, ja shteti që mund të jetë pika e kthesës për Trump

Votimi i ish-presidentit Donald Trump në Wisconsin është më i fortë se sa ishte katër vjet më parë dhe brenda gabimit të votimit të...

Anglia u kërkon qytetarëve në Liban të largohen, situata mund të përkeqësohet shpejti”

Sekretari i Jashtëm britanik shprehu të enjten shqetësim të thellë për rritjen e tensioneve në Liban , duke u bërë thirrje qytetarëve të Mbretërisë...

Çfarë po ndodh me motin? Temperaturat pritet të shkojnë deri në 29 gradë

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre...

Lajme të tjera

Web TV