Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Statistikat/ Gjysma e familjeve në Shqipëri janë me persona mbi 60-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjysmën e familjeve në Shqipëri, banojnë persona që janë mbi 60-vjeç tregojnë të dhënat paraprake të detajuara të Cens 2023.

Në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni.

Të dhëna më të detajuara, tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 60-69-vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues.

122,249 familje kishin persona të moshës 70-79-vjeç dhe përbënin 16 për qind të totalet të familjeve.

53 mijë familje kishin persona mbi 80-vjeç dhe këto përbenin 7% të totalit të njësive familjare.

Në të kundërt, familjet me grup-moshat më të reja janë shumë të pakët. P.sh ka vetëm 30 mijë familje në grup-moshën 20-29-vjeç, që përben vetëm 4 për qind të totalit të familjeve.

Vetëm 80 mijë familje kanë në përbërje të tyre grup-moshën 30-39-vjeç ose 10.6 për qind të totalit.

Siç shihet nga të dhënat e njësive familjare sipas grup-moshave, vihet re rritje e numrit të tyre që kanë përbërje persona mbi 50-vjeç.

Struktura e familjeve shqiptare, tregon se fenomeni i plakjes ka përparuar më shpejt se sa në treguesit zyrtar. Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Lexo edhe :  Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasada e SHBA: Inteligjenca Artificiale sfidë e vitit

Të dhënat tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65-vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë./Monitor

Të fundit

70 vjet nga fotoja më ikonike e Marylin Monroe

Një nga fotot më të famshme të Marilyn Monroe, sigurisht më ikonikja, mbush sot 70 vjeç. Ylli, e veshur me...

Veliaj publikon videon/Shkon me biçikletë në punë: Një këshillë për të qenë i shëndetshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka thënë ‘mirëmëngjes’ ndjekësve me një video të tijën me biçikletë. Në një postim në rrjetin social...

Punëtorët teknikë të Kuvendit sot hyjnë në grevë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot do të fillojnë grevën, si reagim ndaj pagave të ulëta që po marrin. Kështu ka bërë të ditur...

“Ajo tha po”, Erjola Doçi merr propozimin për martesë

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell”, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim...

Në mes të pasigurisë ushqimore, Zimbabve urdhëron vrasjen e 200 elefantëve

Zimbabve do të lejojë vrasjen e 200 elefantëve për herë të parë që nga viti 1988 mes shqetësimeve për mungesë ushqimi pas një thatësire...

Lajme të tjera

Web TV