Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ka një shtëpi për njeriun në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një shtëpi për njeriun në Hënë. Kështu mund të përmbledhim zbulimin e rëndësishëm të një grupi studiuesish, të udhëhequr nga Universiteti i Trentos, për ekzistencën e tuneleve në sipërfaqen hënore, të aftë për të vepruar si bazë e përhershme për misionet e ardhshme.

Këto janë struktura magjepsëse gjeologjike nëntokësore të njohura si “tuba lavë” që u formuan falë aktivitetit të lashtë vullkanik të satelitit tonë. Kur vullkanizmi i Hënës ishte intensiv, llava e lëngshme doli në sipërfaqe, rrodhi mbi të dhe u ngurtësua duke formuar një kore. Më poshtë, materiali vazhdoi të rrjedhë përmes një sërë kanalesh. Me kalimin e kohës, kur prurja e llavës zvogëlohej apo u ndal, llava brenda kanalit u largua, duke lënë pas “tuba” bosh nën sipërfaqen e ngurtësuar që formuan rrjete autentike nëntokësore.

Disa astronomë kishin hedhur teorinë e ekzistencës së këtyre tuneleve të paktën 50 vjet më parë, por kurrë nuk kishte pasur konsensus unanim mbi hipotezën.Tani, studiuesit e Trentos kanë qenë në gjendje ta konfirmojnë duke ekzaminuar skanimet e një grope të vendosur në rajonin Mare Tranquillitatis, të marra në vitin 2010 nga instrumenti miniaturë i frekuencave radio (Mini-RF) në bordin e Lunar Reconnaissance Orbiter i NASA-s.

Analiza e të dhënave lejoi gjithashtu të krijohej një model i një pjese të tubacionit. “Ajo që gjetëm është tuneli i vetëm që njohim. Por është hedhur për një kohë të gjatë hipoteza, se mund të ketë shumë të tjerë dhe se ato mund të formojnë një lloj rrjeti nën sipërfaqen hënore”, thotë Lorenzo Bruzzone, profesor në Universitetin e Trentos, drejtor i Laboratorit të sensorëve në distancë dhe bashkë-autor i studimit të botuar në Nature Astronomy. “Në përgjithësi, ajo që mund të them është se në sipërfaqen e Hënës ka shumë hapje, apo puse, të ngjashme me ato që kemi studiuar. Mendohet se ato janë për shkak të shembjes së çatisë së tubave të zbrazura të lavës dhe për këtë arsye vazhdojnë përtej pjesës së hapur. Megjithatë, jo vetëm që nuk ka asnjë konfirmim, por nuk dihet as nëse janë të aksesueshme, ato mund të bllokohen nga mbeturinat e shembjes. Është një hap më afër një misioni robotik për të eksploruar shpellën. Tani e dimë saktësisht se ku ta dërgojmë robotin për verifikim.”

Fatkeqësisht, Mini-RF i NASA-s dha të dhëna vetëm për disa pjesë të Hënës, dhe niveli i tyre i kufizuar i detajeve (rezolucion gjeometrik) lejon të eksplorohen vetëm puse shumë të mëdha . “Për më tepër, për të bërë një model të hyrjes në një tunel, duhet të verifikohen kushte të veçanta në lidhje me gjeometrinë e boshtit dhe marrjen e radarit. Kjo kufizon mundësinë për të ditur më shumë për galeritë e tjera që sigurisht janë të pranishme”, përfundon Bruzzone.

Lexo edhe :  Toka u lëkund për 9 ditë në 2023/ Zbardhet misteri nga fenomeni i pazakontë

Ky zbulim mund të fusë një dozë të mirë optimizmi në lidhje me skenarët e mundshëm të ardhshëm të njeriut në Hënë. Deri më tani, planet për praninë njerëzore ishin fokusuar në krijimin e një baze operacionale në sipërfaqe, me të gjitha disavantazhet për banorët e ardhshëm të saj. Sateliti ynë është një mjedis jashtëzakonisht armiqësor, edhe për vetë instrumentet që përdor njeriu. Temperatura e tij është mesatarisht -23 gradë Celsius, por në sipërfaqe mund të ndryshojë nga -247 në Polin e Veriut në 127 në zonat e ekuatorit ku shkëlqen dielli.

Por nuk është vetëm kjo. Bombardimet e rrezatimit diellor dhe kozmik janë deri 150 herë më të forta se ato të përjetuara në Tokë, dhe përplasjet e meteorëve janë më të shpeshta. Aftësia për të përdorur tubat e lavës do të thotë siguri e nevojshme për këdo që kërkon një qëndrim të zgjatur në Hënë.

Nëso do të mund të kishte qindra puse dhe mijëra tuba të llavës, vende të tilla mund të veprojnë si një strehë natyrore për astronautët, duke i mbrojtur ata nga rrezet kozmike, rrezatimi diellor dhe meteorët. Ndërtimi i habitatit nga e para është më i kushtueshëm për sa i përket kohës dhe burimeve, sepse do të ishte i nevojshëm përforcimi i mureve të shpellës për të shmangur një shembje dhe instalim i “ashensorëve” për t’u ulur dhe për të dalë.

Ndër të tjera, rrjetet nëntokësore mund të përdoren për të nxjerrë burime të vlefshme hënore si metale dhe madje edhe rezerva akulli. Kjo do të reduktonte në mënyrë drastike kostot dhe logjistikën e transportit të materialeve nga Toka. Shpella e sapo zbuluar mund të shihet në modele kompjuterike. Një krahasim i mirë në Tokë është ai vullkanik nëntokësor në ishullin Lanzarote, Spanjë. Dhe ka vend edhe për imagjinatë, e cila nuk mund të mos fillojë nga një vëzhgim me sy të lirë i Mare Tranquillitatis, ku ndodhet pusi: një pellg në hemisferën hënore gjithmonë përballë Tokës. S.B

 

Të fundit

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo...

Koçiu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Pajisje të teknologjisë së fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi sot punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundon modernizimi i infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV