Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Domosdoshmëria e një reforme rrënjësore në arsimin kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ekrem Spahiu

 

Fillimviti shkollor sigurisht që është një ditë e shënuar në shpirtin arsimdashës të kombit shqiptar. Me këtë rast, ne kujtojmë me nderim e përulje plejadën e mësuesve, pedagogëve dhe personaliteteve të shquar shtetarë shqiptarë në fushën e arsimit. Kujtojmë veçanërisht një shembull që është unik për këtë qëllim të shenjtë: Mirash Ivanaj, Ministër i Arsimit në vitet e Mbretërisë Shqiptare, i lauruar me dy diploma të shkëlqyera universitare. Mirash Ivanaj, edhe pse kundërshtar në pikëpamje e bindje politike, i’u kërkua republikanit nga Mbreti Zog, që të pranonte detyrën e Ministrit të Arsimit për të bërë një reformë rrënjësore në fushën e arsimit. Kjo reformë e ideuar prej tij kërkonte mbështetje të plotë dhe të gjithanëshme duke përfshirë edhe ndryshime kushtetuese (Statuti Themeltar i Shtetit), me synimin që arsimi të përshkohej vetëm nga fryma kombёtare dhe karakteri plotësisht laik, duke mёnjanuar presionet e rrezikshme tё tё huajve, të organizmave private dhe të institucioneve fetare, të cilat përcillnin të tjera interesa. Duke evokuar këta emra të mëdhenj, ndjehemi të gjithë përgjegjës që aktualisht arsimi në Shqipëri është në gjëndje emergjence kombëtare, përderisa një sërë strategjish për reforma strukturore dhe eksperimente të shpallura në vite me terma grandomanie, kanë dështuar dhe përderisa vijon ende të mbetet instrument ndikimi politik. Vite më parë dështoi eksprimenti paradoksal, kur në Shqipëri lulëzuan universitete fantazmë, duke arritur një universitet për 50 – 60,000 banorë, kur shumica e tyre nuk plotësonin as standardet minimale për të qenë të tillë! Është kjo arsyeja që edhe universiteti ynë më i mirë, është më i fundit në rajon për nga standardet. Askush nuk përgjigjet se sa njihen diplomat e arsimit shqiptar në vendet e tjera, pse nuk njihen, cili është shkaku përse nuk njihen dhe kur do të njihen?

 

Në vlerësimet më të fundit Komisioni i Venecias për renditjen europiane të arsimit parauniversitar, Shqipëria ka zbriur 15 vende më poshtë se në vitin 2023. Askush nuk jep përgjigje se përse në vitin 2017 kishim 153 nxënës për 1,000 banorë, ndërsa në vitin 2022 kishim 136 nxënës për 1,000 banorë. Strukturimet dhe ristrukturimet e shpeshta në të gjitha nivelet e administratës kanë rezultuar në kaos edhe në administrimin e arsimit. Kështu, struktura me katër drejtori rajonale të arsimit parauniversitar është një nga eksperimentet tashmë të dështuara. Këto drejtori, ashtu si edhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar janë shndërruar më së shumti në struktura, ku në drejtim janë caktuar militantë politikë. Për turp kombëtar, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka as komision, as nënkomision parlamentar për arsimin. Ka vetëm një Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, a thua se jemi ende një vend komunist që shqetësim kemi edukimin e njerëzve, ndërkohë që Ministria përkatëse, normalisht dhe historikisht, quhet “Ministria e Arsimit” dhe jo “Ministria e Edukimit”! Është kjo arsyeja që Kuvendi dhe komisionet e tij nuk dijnë dhe as që nuk pyeten për reformat që kryhen në arsim. Prandaj është urgjente ngritja e një një strukture kombëtare me ekspertë të shquar në fushën e arsimit, pa dallime politike, e cila të evidentojë problemet dhe të përcaktojë prioritetet dhe reformat përkatëse për të dalë nga kjo emergjencë. Është urgjente që drejtoritë e arsimit të kthehen në bazë qarku, sikurse kanë qenë, ndërsa në bashki të rikthehen zyrat arsimore. Është urgjente që arsimi parashkollor dhe arsimi profesional të rikthehen në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Është urgjente të rishikohen kurrikulat dhe niveli i teksteve mësimore, për të përcjellë si azhurnimin me zhvillimet e reja, ashtu edhe frymën kombëtare, si dhe historinë e afirmuar kombëtare, jo shijet personale apo politikat partiake. Kjo urgjencë pëballohet duke rishikuar Ligjin Nr.69/2012 “Per Arsimin Parauniversitar ne RSH”, si dhe Ligjin Organik Nr.80/ 2015 “Për arsimin e lartë në RSH”. Ndër çështjet pastërtisht kombëtare, arsimi kombëtar nuk duhet të jetë çështje politikash apo paradash partiake. Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së shtetit dhe të kombit.

Të fundit

“Eshtë si burrë’, kritika të ashpra për Miss Turqinë 2024 pas kurorëzimit të saj (VIDEO)

Kurorëzimi i Indil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë në Turqi. Arsyeja është pasi shumë...

Tentativa e dytë për atentat ndaj Trump, autori qëndroi 12 orë i fshehur në shkurre

Detaje të reja janë bërë publike nga tentativa e dytë për atentat ndaj ish-presidentin Donald Trump. Sipas dokumenteve, të cilat janë paraqitur në gjykatë,...

Aeroporti ndërkombëtar ku vetëm 50 pilotë në mund të ulin avionët (VIDEO)

Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionë. Ulja është vërtet sfiduese në...

Arrestohet në Madrid Haredin Fejzulla (VIDEO)

Shtetasi Haredin Fejzulla, 58-vjeçari shqiptar, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid. Një operacion i policisë...

Sondazhi/ Trump vs Harris, në lojë 19 vota elektorale. Ja kush kryeson në shtetin kyç

Një sondazh i ri i kryer pas debatit të javës së kaluar tregon se zv.presidentja Kamala Harris ka një avantazh me 3 pikë ndaj...

Lajme të tjera

Web TV