Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur për përzgjedhjen e drejtuesve të PS në qarqe, ku tregon se si është e përpiluar lista.
I ftuar në emisionin Opinion, Klosi u shpreh se lista nuk është e mbyllur tërësisht, sipas tij 12 drejtues do garojnë për 5.
Klosi nënvizoi se, të mbrojtur do jenë ata në krye të listës që janë më pak të njohur, ndërsa pjesa tjetër, personalitetet, ata që janë logoja e partisë do jenë në garë, do mbledhin vota, do përpiqen të krijojnë gjithë listen.
Pra ata që janë logoja e PS do të mbledhin vota pë rata që janë fiksë.
“Lista nuk është e mbyllur fare, 12 drejtues do garojnë për 5. Është një hapsirë e konsiderueshme.
Të mbrojtur do jenë ata në krye të listës që janë më pak të njohur, ndërsa pjesa tjetër, personalitetet, ata që janë logoja e partisë do jenë në garë, do mbledhin vota, do përpiqen të krijojnë gjithë listën.
Lista është e tillë që ata që janë fiksë nuk marrin vota, vota marrin ata që janë më shumë në terren”, u shpreh Klosi./ S,M