Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mbi 90,000 ushtarë e 400 anije/Rusia dhe Kina nisin stërvitjen më të madhe post-Sovjetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 90,000 ushtarë rus, 400 anije dhe 125 avionë do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta që Moska do të zhvillojë së bashku me Pekinin, e që do të shtrihen nga Mesdheu në Paqësor.

Ishte vetë Presidenti rus Vladimir Putin ai që paralajmëroi Shtetet e Bashkuara kundër përpjekjeve për të kapërcyer Moskën në Azi, ndërsa luftanijet ruse dhe kineze filluan stërvitjet e përbashkëta detare, më të mëdhatë në epokën post-sovjetike.

Putin tha se stërvitja më e gjerë strategjike “Ocean-2024” do të zhvillohet nga Mesdheu në Paqësor dhe do të testojë gatishmërinë luftarake të njësive dhe përdorimin e armëve me precizion të lartë.

“Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë forcimit të bashkëpunimit ushtarak me kombet mike”, u tha ai zyrtarëve ushtarakë gjatë fjalimit televiziv për hapjen e shkollave të mesme. “Sot, në kontekstin e rritjes së tensioneve gjeopolitike në botë, kjo është veçanërisht e rëndësishme. Ne shohim se SHBA po përpiqen të ruajnë me çdo kusht dominimin e tyre ushtarak dhe politik global”, tha Putin.

Më tej ai shtoi se Rusia duhet të jetë gati për çdo zhvillim dhe do të vazhdojë të ndërtojë forcat e saj detare, duke përfshirë komponentin e tyre bërthamor, përballë asaj që ai e përshkroi si një garë armësh të provokuar nga Uashingtoni.

“Nën maskën e kundërshtimit të kërcënimit të perceptuar rus dhe frenimit të Republikës Popullore të Kinës, Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj po rrisin praninë e tyre ushtarake pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, në Arktik dhe në rajonin Azi-Paqësor. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre deklarojnë hapur planet e tyre për të vendosur raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi në të ashtuquajturat zona të avancuara. Me veprimet e tyre agresive, SHBA po përpiqen të arrijnë një avantazh të prekshëm ushtarak, duke thyer kështu arkitekturën ekzistuese të sigurisë dhe ekuilibrin e fuqisë në rajonin Azi-Paqësor”, nënvizoi kreu i Kremlinit.

Lexo edhe :  Mbytja e jahtit të miliarderit Lynch/ Misteri për 2 hard-disqet: Një thesar sekretesh

Komandanti i marinës Alexander Moiseyev i tha Putinit se katër anije kineze dhe 15 avionë po marrin pjesë në stërvitje me forcat ruse.

Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua raportoi dje se synon “të thellojë nivelin e koordinimit strategjik midis ushtrive kineze dhe ruse dhe të rrisë aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë”.

Stërvitjet detare me Kinën janë pjesë e stërvitjeve shumë më të mëdha ruse që do të zgjasin deri më 16 shtator në oqeanin Paqësor dhe Arktik , si dhe në detet Mesdhe, Baltik dhe Kaspik. Moiseyev i tha Putinit se ato do të përfshijnë më shumë se 7,500 njësi armatimesh. /E.T

Të fundit

Berisha në gjyq/Ngjela bën batutën epike:Një e nga një që të tërë do kalojnë nga ajo vërë

Avokati Spartak Ngjela në 'Frontline Interview' hodhi poshtë mundësinë e kapjes së SPAK nga Rama, pasi prokuroria e posaçme drejtohet nga...

Agron Duka: PAA-së i mohohet financimi modest që i takon sipas ligjit!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka ngritur shqetësimin se forca politika që ai drejton nuk po merr fondet e nevojshme që i...

Berisha, koka e korrupsionit”, avokati: Ka kriminalizuar familjen dhe partinë e tij

Avokati Romeo Kara, duke komentuar dosjen e SPAK për privatizimin e Partizanit, tha se Sali Berisha është ‘koka’ e korrupsionit në Shqipëri. Në intervistën për...

Vjeshta e bekuar, pesë ushqimet që pa durim i kishim pritur

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate, ushqime të nëntokës të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë...

Projekti i Porto Romanos, Rama: Shqipëria, gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në...

Lajme të tjera

Web TV