22 shtatori është një datë e rëndësishme për Ornella Vanonin dhe për muzikën italiane. Në fakt, artistja e madhe do të mbushë 90 vjeç dhe për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme ajo do të publikojë më 19 tetor albumin “Diverse”, drejtuar nga kënga “Perduto” në një version elektro-disco të firmosur nga DJ dhe producenti Heysimo.
Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, mes temave të shumta, ajo ka folur edhe për përfundimin e një rruge të gjatë jetësore të mbushur me suksese profesionale, dashuri, trishtim dhe gëzim.
“Nuk kam frikë nga vdekja”, tha Ornella gjatë bisedës së saj. “Do ta kuptoj kur të jetë koha për t’u larguar. Do të jem e padobishme për jetën dhe jeta do të jetë e kotë për mua. Nuk dua të bëhem si tezja ime që jetoi 107 vjeçe. Ishte e mundimshme, mendja e saj ishte mirë, por trupi shumë i dobët. Ajo shihte tavanin dhe fliste me vet: “Zot, ma merr jetën”.
“A nuk ka eutanazi në Itali? Nëse nuk ka, atëherë mund të shpiket’ ka vazhduar ylli italian.
“Si do doja të më kujtonin njerëzit? I kam bërë thirrje krye bashkiakut Sala që të më kushtojë vetëm një shtrat lulesh në qendër. Por ama me një kusht, krye bashkiaku nuk duhet të presë që unë të vdes, e doja tani që jam gjallë. Do doja shumë të kujdesesha vetë për lulet ku do të dergjet trupi im. Dua të mbjellë lule dhe domate”, është shprehur Vanoni. S.B