Rita Ora i bashkohet nismës për të ndihmuar fëmijët dhe ka një mesazh domethënës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistët e njohur Emma Bunton, Rita Ora dhe Tom Fletcher kanë nisur apelin e vitit 2024 për ‘BBC Children In Need’. Nisma e bamirësisë ka bërë të ditur se ka nevojë për mbështetje dhe aktualisht është në gjendje të ndihmojë një në tetë organizata për fëmijë që aplikojnë për fonde. Paratë e mbledhura financojnë qendra familjare, hapësira komunitare, klube rinore dhe strehimore; strehë për të pastrehët, bujtina dhe linjat telefonike ndihmëse në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Për të frymëzuar njerëzit të dhurojnë shumë të famshëm janë bashkuar me ‘BBC Children In Need’ për të ndarë histori personale të fëmijërisë së tyre dhe një këshillë për veten e tyre më të re që do t’i kishte ndihmuar të lehtësonin jetën si fëmijë. Ish-anëtarja e Spice Girl, Emma Bunton tha:

Rita Ora i bashkohet nismës për të ndihmuar fëmijët

Ndihma për fëmijët dhe të rinjtë është që të shkarkojnë çdo shqetësim apo ankth që mund të jenë duke përjetuar pasi është shumë e rëndësishme për mirëqenien e tyre të përgjithshme. Duke u kthyer pas te fëmijëria ime, do t’i thoja vetes sime të re që të besoj në zemër, t’i besoj vetes, të jem e fortë dhe të jem ajo që dëshiron të jesh.
Rita Ora tha:

Të qenurit e re në shoqërinë e sotme është jashtëzakonisht e vështirë, ka shumë shqetësime dhe sfida që mund të grumbullohen brenda dhe që kanë nevojë të shkarkohen për të mbështetur mirëqenien e të rinjve. Unë po i bëj thirrje njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të mbledhin fonde për ‘BBC Children In Need’ këtë vit dhe të ndihmojnë në lehtësimin e ngarkesës për fëmijët që përballen me sfida në të gjithë vendin.

Rita Ora i bashkohet nismës për të ndihmuar fëmijët

Ajo shtoi se duke ofruar udhëzimet dhe këshillat e duhura për të rinjtë mund të ndihmojë në zvogëlimin e ndjenjave të ankthit dhe nëse mund t’i jepte një këshillë vetes së saj më të re, do të ishte “edhe kjo do të kalojë”. Ylli i McFly, Tom Fletcher, së bashku me gruan e tij Giovanna Fletcher, kanë dizajnuar bluzën zyrtare të ‘BBC Children In Need’ të këtij viti. S.B

Të fundit

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar...

Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Reperi shqiptar Noizy u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Zvicrës të shtunën, sipas mediave zvicerane. Arrestimi u krye në emër të Zyrës së...

Si ka mundësi ?

Nga ARTUR  AJAZI Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka...

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një...

Liqeni i Treganit rrezikon të shterojë, fermerët paralajmërojnë krizë uji në Elbasan

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen e liqenit të Treganit, në zonën e Llixhave të Elbasanit. Sipas saj, diga që kontrollon rrjedhjen...

Lajme të tjera

Web TV