Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Batakçinjtë e Fishtës dhe Edmond Buharaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kur mora vesh se Edmond Buharaja shkoi për në qiell, u ndjeva dhimbshëm; fillimisht dhimbshëm e pastaj helmshëm.

Askush nga të tijtë, madje as nga miqtë, nuk vuri gishtat në vesh e të shurdhonte dynjanë se ‘na duhet një shtrat topi’ për Buharanë, As nuk thanë se duam varrim special me tam- tame. Ka shumë që nuk kanë jetë, por kërkojnë varr me honore.
As thanë se ‘ky ishte legjendë, qe besa’.

As media nuk pati veshë as gojë; vetëm një gazetë, Tema, publikoi për Buharanë.

S’kishte kush thërriste me gishta në veshë.

Edmond Buharaja nuk ka lënë të dytë pas vetes. Muzikolog, profesor, kompozitor, studiues, zbulues i rrënjëve tona të lashta artistike, Nobel njeri… Prandaj askush nga raca e tij nuk mund të thërriste” “ Eeej, këtu është lavdia!”.

Këtë e bëjnë mirë ata që jetojnë vetëm për ‘lavdinë e vdekjes’! Këta kanë krijuar një gardh pavlere dhe recitojnë Gjergj Fishtën, ose De Radën, ose Nolin, ose Konicën. I recitojnë vjen një ditë që thërrasin se ‘ jemi Fishta vetë”.

Del edhe ndonjë zyrtar i lartë në shtet, si presidenti, u var në qafë nga një medalje “Mjeshtë i Madh’. E pastaj presidenti shikon nga gardhi i Fishtës ose deri në Shkup, nëse ‘dikush tjetër do me ble dekoratë’.

Po batakçinj, vërtet!

Duket si e rëndë kjo fjalë për ta, por në fakt e zgjodha si më rrafshin tokësor. ‘Batakçinj’ u shkon për

shtat, sepse është fjala që nis me gjysmën e saj ‘ batak’, domethënë baltë, kanal…. Thjesht që nga bataku e shikojnë veten lart. Kanë krijuar edhe një ‘mirësi’ balte ku për fat të keq, një pjesë e madhe e njerëzve llokoçiten në atë baltë dhe mallkojnë Kadarenë, Xhuvanin, Budën, Migjenin, Mira Meksin, Mira Muratin, Jan Kukuzelin, Gjergj Danish Llapaçajën…

Edmond Buharaja, profesor në Universitetin e Arteve, pedagog edhe në Universitetet e Prishtinës dhe Pejës, i vlerësuar në botë prej studiuesve më të njohur të kohës që nga Amerika në Austri, në moshë 64 vjeçare, pardje la punët mbi tavolinë dhe shkoi…, qetësisht, pa bërë zë.

Mondi mund të quhet njohësi dhe miku më i afërt i kompozitorëve shqiptarë të para 700 vjetësh, si Kukuzeli dhe Lapaçaja. Fliste për ta si t’i kishte shokë të përditshëm. Të dy themeltarët e muzikës sonë kishin lindur dhe kishin bërë vepra në Durrësin e lashtë. Pa Edmond Buharanë, druaj të them se do të ishin kaq të qartë mes nesh…

Lexo edhe :  Për zonjën Rudina Hajdari

Sigurisht, ‘shakllabanat’ e Gjergj Fishtës as që mund t’i njihnin, aq më pak ti recitonin apo këndonin. Fishta ka fatin e keq pas vdekjes që e reciton kushdo i cili kërkon një drekë në restorantin që lidhet me emrin e Padre Fishtës, apo kushdo që i bën fresk njërit prej presidentëve.

Fishta është i ri, i viteve 40 të shekullit të kaluar; ndërsa dy baballarët e muzikës janë fshehur thellë në kohë e nuk i gjejnë dot batakçinjtë.

Sa për muzikantët qiellorë shqiptarë të viteve 1300 e 500, të epokës kulturore bizantine e katolike, Kukuzeli dhe Lapaçaja, as që mund të kishin interes. Se me këta dy autorë nuk mund të shanin Europën. Ndërsa me Fishtën, fatkeqësisht po. Me Lapaçajën e Kukuzelin nuk mund të shanin kombin e tyre si një ‘ grusht me pleshta’, por me Fishtën dhe Konicën, fatkeqësisht po. Siç mund të bënte një gjerman me Shopenhauer.

E aq më tepër, askush nuk mund të shkonte aq thellë sa Buharaja.

Para dhjetë vjetësh, Buharaja, djalë i Durrësit me rrënjë të lashta, i solli dy kompozitorët shtatëqind vjeçar, i solli para njerëzve, buzë detit të Durrësit. Festivali i parë dedikuar kukuzelianës, u quajt ‘ Netët e Muzikës klasike, 700 vjet muzikë shqiptare’. Festivali ndërkombëtar u drejtua nga Edmond Buharaja. Artistë nga vendi, të ftuar nga Spanja, Franca dhe Holanda, gjatë një jave

përjetuan muzikën tonë mesjetare, me dy autorët tanë të hershëm, për të cilët profesor Buharaja lidhi aq shuma pjesë të jetës s tij.

Hera e dytë e muzikës ‘700 vjet’, për Mondin mbeti e pa realizuar.

Para tre a katër vitesh, me Buharanë (edhe ky Buhara nga Berati, si vetë Vexhi) u ndodhëm para një dileme: Të luhet Lapaçaja jashtë qytetit të Durrësit, apo jo!

Udhëtuam për në Fishtë, pastaj për në Kukël, ku ka lindur e Ndre Mjeda. Atje më kishte mrekulluar kompleksi dhe muzeu Ndre Mjeda, i rindërtuar nën kujdesin e Dom Nikë Ukgjinajt. Me shtëpinë e vjetër, me kishën dhe monumentin gati qiellor si kambanë, me oborrin e pashoq, kompleksi i ngjan një Panteoni.

-Këtu luhet Lapaçaja!,- psherëtiu Edmondi dhe u zhyt në heshtje. Këtu luhet Kokuzeli…, por në pranverë!, tha prapë.

Kaq rrallë dhe kujdesshëm fliste Edmond Buharaja… Të tjerët që gërdallën me vanitetin, i kishim lënë në Fishtë./kb

Të fundit

Avioni trekatësh që do të jetë si një “hotel fluturues”, me kinema dhe kazino

Së fundmi u zbuluan planet novatore për një avion 'hotel fluturues', i cili do të jetë në gjendje...

Mblidhet qeveria, ‘vuloset’ indeksimi i pensioneve 4.1%! Përfitojnë 791 mijë pensionistë

Këshilli i Ministrave vulosi sot indeksimin e pensioneve 4.1% Vendimi është miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe u miratua në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë. Pensionet urbane mesatare...

Anulohet vendimi/ Gjykata e BE-së “fshin” gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google

Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigantit teknologjik amerikan, Google, për abuzim...

Çfarë ndodhi në avion? Pasagjerët pësojnë gjakderdhje nga hunda dhe veshët…

Disa pasagjerë të Delta Air Lines po trajtohen pas një problemi të presionit të ajrit në një fluturim nga Salt Lake City, Utah, në...

Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën/ Ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO

Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të gjeneralit amerikan Christopher Cavoli me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se gjenerali dhe Rama kanë...

Lajme të tjera

Web TV