Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani u nda sot nga jeta në moshën 45-vjeçari.
Gerti Bogdani kohët e fundit ishte larg politikës aktive, por asnjëherë nuk e shkëputi aktivizmin e tij në radhët e Partisë Demokratike. Vitin e kaluar ai u bë pjesë e primareve të PD për të qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Bogdani ishte gjithashtu prezent edhe në media për të komentuar zhvillimet politike brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.