Arrestet kardiake si t’i parandalojmë/Doktoresha këshillon: Ja hapat që duhet të ndjekim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktoresha Aurora Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë  në Europë, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar fenomenin e arresteve kardiake.

Dollenberg tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla, që mund të minimizojnë ato. Ajo tha se për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur arrestet kardiake, duhet që të ushqehemi mirë, të bëjmë vrap dhe të mos kemi stres të akumuluar.

Aurora Dollenberg, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë: Në lidhje me arrestet kardiake, janë disa aspekte që mund t’i parandalojmë. Së pari, ushqimi i mirë bën mirë për shëndetin. Së dyti, duhet të kemi një jetë aktive, duke lëvizur në këmbë gjysmë ore prsh në këmbë. Së treti, duhet të eliminohet edhe stresi. Vdekja e papritur nga arresti kardiak mund t’i ndodhë çdokujt fatkeqësisht dhe është e lidhur me sistemin imunitar të trupit. Këta persona kalojnë në krizë nervore dhe zemra mund të ndalë.

Nëse dikush mezi merr frymë, ne duhet të japim ndihmën e shpejtë, të njoftojmë urgjencën. Shteti duhet të marrë masa, që të reduktojë kohën që ambulanca vjen në ndihmë të pacientit. Vaksina antiCovid ka shpëtuar jetë, por ka pasur edhe efekte anësore. Ka qenë e pamohueshme vdekja e pacientit me vaksinën Astra Zeneca, por vdekshmëria ka qenë tepër e ulët./   kb

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV