Pak ditë më parë PD zgjidhi drejtuesit politik të qarqeve, ku u vure mungesa e femrave, gjë që nuk kaloi pa debat dhe në mbledhjen e kryesisë.
Në një emision televiziv kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse u vendosën vetëm burra në postin e drejtuesve politik të qarqeve.
Sipas tij, PD vendosi vetëm burra në këtë detyrë për shkak se vendi është mbushur me banda që përdoren për qëllime elektorale nga qeveria dhe për këtë arsye është gjykuar që të jenë burrat ata që do të “përplasen me të këtë realitet”.
“Është një defekt serioz i diktuar nga një realitet dramatik shqiptar në Sicili bandat bëjnë ligjin, bandat vendosin me vrasësit seria me urdhër të Edi Ramës kudo. Në këtë kontekst, ndoshta llogaritë nuk janë mirë, por është gjykuar të jenë burra të cilët do përballen me realitetin dhe garantoj gratë dhe vajzat se ato do kenë të gjithë vendin që meritojnë në parlamentin e ardhshëm dhe qeverinë e ardhshme të PD. Rezultati që diktohet nga bankat është rezultat që nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Bandat janë hanxharët e krimit me të cilët Edi Rama ekzekuton fletët e votimit para se të futen në kuti”-tha Berisha/kb