Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar për dhunë në familje.
Policia e Korçës njofton se masat ndaj këtyre personave janë marrë pas dhunimit të bashkëshorteve, bashkëjetueseve dhe në një rast, edhe të nënës.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A.B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Po nga ky komisariat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. V., 44 vjeç, banues në fshatin Prilep, Maqedonia e Veriut, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj;
S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje./e.t