Pas spektaklit Big Brother Vip 3, Heidi Bacin do ta shohim në një tjetër program televiziv, ama këtë herë si moderatore. Top Channel ka zbuluar sot se çfarë programi do të drejtojë Heidi.
Përmes një spoti, televizioni zbulon se Heidi do të jetë moderatorja e emisionit “Goca dhe gra” që nisi pak vite më parë dhe u ndërpre për pak kohë.
Ndërsa Bora Zemanin do të shohim me një emision të ri që titullohet “Piramida” dhe Kiara Titon si moderatore e Portokalli, bashkë me Enxhi Nasufin dhe Salsano Rrapin./S.M