Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tragjedia që ndodhi në 7 minuta: Bashkë me djalin, vdiqëm edhe ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta e lumtur e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga tragjedia e parë në jetën e tyre. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ata rrëfyen sesi pas lindjes së Arifit, dëshironin të bëheshin sërish prindër. Mrekullia ndodhi, por në muajin e nëntë fëmija ndërroi jetë në bark duke marrë me vete edhe shpresat.

Megjithatë, kishin Arifin që u rrit dhe u kthye në djalin që kishin ëndërruar. Ai arriti të shkëlqente në mësime, të merrte diploma dhe ishte drita e vetme e syve të tyre. Një ditë krejt të zakonshme, djali doli nga shtëpia për të takuar shokët, përshëndeti prindërit si zakonisht pa e ditur se nuk do të kthehej më kurrë.

Gjithçka ndodhi në vetëm 7 minuta. Siç tregon Rolandi, i kishte dërguar një mesazh në 10:02 që i biri ia kishte kthyer. Në 10:09, nisi të ndihej keq, sikur i mbahej fryma dhe e mbuluan djersë të ftohta. Mendja i shkoi te djali dhe e telefonoi fshehtas, por në vend që zilja të ndërpritej nga zëri i Arifit, dikush i dha lajmin e kobshëm.

Roland: I bie telefonit të Arifit pa zë, që mos ta dëgjonte Suada dhe i kam rënë nja 10 herë, 12 herë. Zilja shkonte, kush nuk e kapte.

Ardit Gjebrea: Po Suada vetë?

Roland: Suada…unë nuk isha duke folur me Suadën, Suada ishte aty duke parë televizor dhe kur i hedh sytë te Suada unë, Suadës i kishte shkuar goja nga këtu e te veshi. Duke ia fërkuar avash-avash me një dorë, me dorën tjetër i bija prapë telefonit të Arifit. Dikur, ma hapi dikush. Ai më pyeti mua, më tha “kush je ti?” I thashë unë jam babai i të zotit të telefonit. Hajde në Shkodër se të ka bërë djali aksident”, tha. Me thënë të drejtën, bota m’u përmbys, por nuk e mendova më të keqen, thashë do  ketë thyer ndonjë dorë, ndonjë këmbë, nuk më shkoi mendja atje. Atë aksident e paska nxjerrë televizori vetë, shokët e mi në Shkodër e kishin parë dhe ishin të tërë atje te spitali. E marr njërin prej tyre, i them ka bërë Arifi aksident. “Po shkoj unë tani e të marr për 10 minuta, po ti hajde avash-avash” thotë. Ai ishte aty. Ikim për Shkodër, por s’mbaronte kurrë rruga, nuk e di sesa shpejt kam qenë. Suada më kishte kapur dorën e më thoshte “po hë”, s’ecte më makina. Kur shkuam te spitali,  donin të na drejtonin fill te morgu. Suada u këput, i ra të fikët. Çfarë kishim ndërtuar, u shemb. Tani s’kishim më asgjë. Aty kuptuam që ne kemi vdekur me Arifin të tre. Duhej të merresha me Suadën, Suada kapte veten për flokësh, “jeta jonë mbaroi, futmëni në arkivol me Arifin”…u bëra burrë i fortë me zor. E morëm Arifin, e çuam në shtëpi. Shëngjini pa përjashtim, ishte në shtëpinë time, të gjithë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte ndodhur?

Roland: Arifi kishte bërë aksident dhe kishte ndërruar jetë fill në makinë.

Ardit Gjebrea: Ishte në makinë me të tjerë?

Roland: Ishte me një shok të vetin.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Roland: Arifi ka qenë 19 vjeç e 3 muaj, pa 3 ditë. Ajo natë ka qenë… faktikisht babai duhet të rrijë te burrat e të presë njerëz, por unë nuk mundesha, unë kam ndenjur me Arifin aty, vetëm se s’më lanë të futesha në arkivol me Arifin.

Deri para 9 muajve ne kishim lutjet e Zotit, Zot, na merr na ço te fëmijët atje se kjo botë ishte pa vlerë, çfarë donim ne këtu?S,M

Të fundit

Mos prisni një supermarket bektashinjsh ku mund të shkoni të bleni tolerancën fetare

Nga Mero Baze Faqen e parë të New York Times të plotë nuk e kemi zënë dot, as kur jemi...

Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë

Florida Tilki, specialiste për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës tregoi në emisionin Revieë në Euronews Albania se llojet e drogave që po...

Berisha nuk do të fus kryetarët e partive të vogla në listën e sigurtë për deputet

PD-ja pas ngjarjes në Lezhë dhe rritjes së pakënaqësive ndër radhët demokrate se disa emra do të jenë deputetë të sigurtë në lsitën e...

Bie numri i nxënësve në juglindje, ç’ndodh me mësuesit që s’plotësojnë orët

Rënia e numrit të nxënësve në juglindje të vendit ka nxjerr pa orë punë më shumë se 80 mësues. Për të ruajtur vendin e...

“Ik m’u shporr, je…!”/ Mohon fjalët ndaj gruas, biseda në Messenger e nxjerr zbuluar…

Prej 5 vitesh, Florenca është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ardiani, i cili ka përfituar edhe kujdestarinë e të miturit. Në versionin që ajo...

Lajme të tjera

Web TV