Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën për mediat foli për takimin që ka pasur me Flamur Nokën.
Meta tha se ka zhvilluar dje një takim me Nokën, duke shtuar se kanë biseduar për koordinimin e veprimit opozitar. Ai tha se zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, duke thënë se apelon për një mobilizim të opozitës, për të mbrojtur votën e lirë.
Ilir Meta: Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025.
Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit. S.B