Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një studio televizive, tha se dënimi i Salianjit me 1 vit burg ishte një shpresë që më në fund politikani që shpif, ndëshkohet.
Sipas Çupit duhet të ndahet shpifja nga denoncimi.
“Një vendim që për herë të parë ndëshkon një politikan, një të ri që shpif, shpif kundër njeriut. Hera e parë pas Zhulalit në ’97-’98 që dënohet për sulm kundër njeriut.
Është bërë e bezdisshme fakti që kushdo shpif, kushdo thotë gjëra të pavërteta, kushdo sajon. Ishte shpresë që ky model politikani më në fund ndëshkohet. Shumë mirë që drejtësia vepron. Drejtësia bëri punën e vet.
Kemi të bëjmë me një gjë që është shfaqur sot, që politikanët e PD-së, kolegët e viktimës kanë ndërtuar një logjikë.
Kushdo është i lirë të bëjë kallëzim, të hetojë, por nuk është i lirë të shpifë. Jemi përballë faktit sa e vështirë është të ndahet shpifja nga denoncimi. Salianji dhe kur ka dalë nga gjyqi ka shpifur.
I gjithë tensioni nuk është Salianji, por tensioni është situata aktuale në PD.”/ S.M