Përpos protestës, PD pritet që të përshkalëlzojë aksionin poltik edhe në Kuvend. Pas mbledhjes së grupit të PD, Gazment Bardhi tha se do mbëhstesin vendimin e Ervin salianjit për t’u dorëzuar në polici, pasi Apeli konfimroi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Bardhi tha se ky ëhstë një vendim poltik dhe opozita po burgoset me urdhrat e Ramës. Ai tha se nga ky moment, nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale në Kuvend.
Ne respektojmë vendimin e Salianjit, duke konfimuar që bashkë me grupin, edhe Salianji e konsideron padrejtësi vendimin politik të Apelit. Fakti që ligjërisht ai vendim është në fuqi, edhe pse efektet nuk mund t’i prodhojë ndaj mandatit të deputetit pa u mbledhur Këshilli i Mandateve, pa u lejuar të zbardhet vendimi i Gjykatës, të dimë arsyet që u ka shkruar Rama, pa i dhënë mundësi të bëjë rekurs në Gjykatë të Lartë, pa i dhënë mundësi të kërkojë pezullimin e vendimit në Gjykatën e Lartë. Grupi i PD duke respektuar qëndrimin personal dhe poltik të Salianjit, ka vendosur atë që në fakt është vendimmarrje poltike e grupit. Nga ky moment me burg pol të deputetëve të opozitës, s’ka për të pasur marrëdhënie normale institucionale me shumicën e komanduar nga Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për të përshkallëzuar aksionin poltik duke nisur nga data 6 tetor me protestën, dhe vijimin e rezitencës dhe përballjes së bashku me qytetarët në çdo rrugë, lagje, shesh të Shqipërisë. Nuk është betejë që ne demokratët e bëjmë për partinë, por për Shqipërinë. Ish-ministrja e Jashtme vazhdon të lëvizë e lirë, Rama merr vendim poltik në Kuvend për të mos e dorëzuar para Kushtetueseses. Këto janë momente të vështira jo për PD, opozitën, por për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.
E siguroj Ramën që me burgosjen poltike të Salioanjit, nuk tremb askënd, por na jep edhe më shumë forcë se ajo që kemi bërë deri tani është e pamjaftueshme për tu përballur me monstrën poltike që shqiptarët kanë parë gjatë këtyre viteve.
Këtë do ta shihni në ditët në vijim, ne e kemi marrë vendimin se çfarë duhet bërë. Ai parlament ka humbur misonin për të cilin shqiptarët na kanë cuar në atë sallë. Nuk na kanë cuar që deputetin e opozitës pa ligj pa prova ta çosh në burg, ndërsa atë që ke për burg ti japësh imunitet poltik me karton të kuq ndaj vendimeve të Kushtetueseses./kb