Stuhia “Helene”, e cila po konsiderohet si një nga më të fuqishmet në historinë e SHBA-së ka goditur Floridan dhe Georgian të premten.
Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mbi 1 milion konsumatorë dhe përmbytje të mëdha në disa zona.
Deri më tani është raportuar për një të vdekur por zyrtarët druhen se mund të ketë shumë viktima.
“Helene” është uragani i 14-të më i fuqishëm që ka goditur kudo në Shtetet e Bashkuara dhe është i shtati më i fuqishmi që godet Floridan, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka thënë se viktima e lidhur me stuhinë “Helene” ishte një shofer makine, raporton Reuters.
Sipas DeSantisit, vendi duhet të jetë i përgatitur për më shumë viktima. Stuhia ka goditur pjesë të Floridës, Georgias, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut qendrore dhe perëndimore dhe pjesëve të Tenesit. S.B