Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është ‘Mirupafshim Meta IA’?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e Instagram-it mund të kenë vënë re shumë personazhe të famshëm duke shpërndarë të njëjtin postim: “Goodbye Meta AI”.

Yjet e industrisë së argëtimit apo sportit kanë ripostuar imazhin që deklaron se i mohon Meta-s të drejtën për të përdorur të dhënat e tyre për të trajnuar modelet e Inteligjencës Artificiale (IA).

Julianne Moore, Ashley Tisdale apo Jonny Bairstow janë disa prej të famshmëve që e kanë bërë. Por a duhet të bëni të njëjtën gjë?

Si fillim, çfarë shkruan postimi?

“Mirupafshim Meta IA. Ju lutem, kini parasysh që një avokat na ka këshilluar për ta postuar këtë, në të kundërt mund të përballeni me pasoja ligjore.

Duke qenë se Meta tani është një entitet publik, të gjithë anëtarët duhet të postojnë një deklaratë të ngjashme.

Nëse nuk e postoni të paktën njëherë, do të mendohet se ju pranoni që ata të përdorin të dhënat dhe fotot tuaja. Unë nuk i jap Meta ose dikujt tjetër leje që të përdorë të dhënat e mia personale, informacionin në profil ose fotot”.

Problemi është se postimi i këtij shkrimi në InstaStory nuk është një formë e vlefshme kundërshtimi ndaj politikave të Meta-s. Në vend të kësaj, përdoruesit mund të përdorin cilësimet e llogarisë që të dhënat  e tyre mos të përdoren për trajnimin e IA.

Shumë prej imazheve nga personazhet publikë janë fshehur pjesërisht dhe etiketuar nga Instagram si informacion i rremë. S.B

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV