Me një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë, uragani Helene ka shkaktuar 4 viktima. Ndërkohë, një djalë 4-vjeçar vdiq dhe disa të tjerë u plagosën në një aksident në Claremont, Karolina e Veriut, sipas Patrullës së Autostradave Shtetërore të SHBA.
🇺🇸 #Hurricane #Helene hits #Florida coastline with 225km/h winds, killing at least one person and leaving more than a million without power – Reuters pic.twitter.com/uqKQyNy5QW
— Cyrus (@Cyrus_In_The_X) September 27, 2024
Fotot që po bëjnë xhiron e botës janë tregues i shkatërrimit që la pas uragani në shtetet e Floridës, Georgias dhe Karolinës së Veriut.
Uragani është cilësuar si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit në Gjirin e Meksikës dhe u klasifikua si një uragan i kategorisë 4, “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.
Presidenti Joe Biden kishte lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët e prekur nga Helene, duke u kërkuar atyre që të ndiqnin udhëzimet e zyrtarëve lokalë dhe federalë.
“Ne presim stuhi katastrofike, erëra dhe përmbytje në të gjithë juglindjen, duke filluar në Florida që tani”, tha Biden.
Autoritetet në Tampa të Floridës u kishin bërë thirrje banorëve “të mos largohen nga shtëpitë e tyre” për shkak të kalimit të uraganit./kb