Partia Demokratike do të mbledhë të dielën Këshillin Kombëtar.
Në këtë mbledhje do të vendoset për aksionin politik pas burgosjes së Ervin Salianjit.
Opozita ka njoftuar protesta në të gjitha qytetet e vendit në datën 6 tetor.
Gjithashtu, ka paralajmëruar se në seancat plenare nuk do të kenë normalitet.
Pas mbledhjes të dielën, pritet të zbulohet edhe aksioni opozitar./ S,M