Dashi
Ka një 4 ditësh me një tendencë shumë të fortë për të ditur çfarë drejtimi do i japë vetes. Shtatori nuk u dha ritmin që u shkon për shtat. Ishte me ngecje në çështjet praktike. Ky katër ditësh i nxjerr nga kjo situatë. Një çështje e ekonomisë do marri një zgjidhje të mirë dhe do u rikthejë buzëqeshjen.
Demi
Kanë një tendencë të fortë për tu organizuar në çështjet praktike. Venusin e kanë përballë dhe kjo i jep mundësi për të rregulluar në dy drejtime. Në çështje ekonomike dhe atë personale. Ky katër ditësh i jep mundësinë të arrinë një qëllim që është shumë personal.
Binjakët
Marsi në 4 këndësh me saturnin në kulmin e horoskopit të tyre imponon nëse duan t’i jepin drejtimin e duhur gjërave që janë marrë që nga fundi i korrikut, duhet të kontrollojnë tonacionin. Sot, nesër dhe të hënën në punë do e marrin situatën në dorë. Në shtëpi rregulloni tonacionin, pasi tensioni zgjat gjatë nëse ndodh tani.
Gaforrja
Kanë marsin me vete në hyrje 5 këndore me saturnin te peshqit. Kjo dmth që çfarë ka të bëjë me çështje shkeresash, zyrash, letrash dhe fëmijësh duket sikur ka momentin e vet. Ky moment do vazhdoj gjatë si ndikim. Shfrytëzojeni maksimalisht.
Luani
Më çështje dhe probalematika të familjes dhe njerëzve shumë të afërt do jetë impenjimi i këtyre ditëve. Fundjava sjell buzëqeshje në çështje sociale dhe ekonomike. Ka lajme të mira në çështjet e tyre zyrtare.
Virgjëresha
Saturni është përballë tyre. Duhet të vendosin logjikën në maksimum për tu orientuar në prioritetin e tyre. Nga e shtuna gjërat ndryshojnë, pasi çështjet e raporteve në punë dalin prioritet.
Peshorja
Kanë diellin nga nesër do vi edhe mërkuri. Kjo bën që minimalisht çfarë ka të bëjë me emrin e tyre, me statusin, me vlerësimin kanë momentin më të mirë të tyre. Çfarë kanë për të folur, për tu zhvendosur, momenti fillon nga nesër. Një ditë shumë e mirë, pa pritur tetorin, për të diskutuar me eprorët është dita e hënë.
Akrepi
Duket sikur do të zgjedhin të rrethohen nga njerëz që i përkëdhelin sedrën dhe i marrin me të mira. Duan që t’i lenë të qetë dhe t’i rrisin vetëbesimin. Janë në pritje të një përshpejtimi të ritmit të tyre. Dita më e mirë është dita e sotme dhe e hëna. Nesër kanë mërkurin tranzit, prandaj shtyjini diskutimet serioze.
Shigjetari
Duket sikur me shoqëri dhe miqësi të reja do e kaloj fundjavën. Ka një bisedë në lidhje me lekun ditën e nesërme dhe pasnesër, por ekulibrat i kanë nga mesi i javës që vjen.
Bricjapi
Duan të dinë ku janë, ku po e hedhin hapin, çfarë zotërojnë dhe çfarë jo. Duan të kenë kontrollin e gjërave që kanë marrë përsipër. Loja e pushtetit do jetë si tendencë për tu diskutuar. Kanë mundësi për të marrë në kontroll mundësitë dhe limitet, por njëkohësisht edhe për tu marrë me familjen në fundjavë.
Ujori
Më në fund zgjidhin diçka që e dëshirojnë prej kohësh. Sot dhe nesër vendosen pikat mbi i të asaj që prisni. Të rëndësishme janë 2 gjëra: Të kopsisin çështjet e punës dhe të ekonomisë deri të hënën.
Peshqit
Përsa i përket fundjavës kanë tendencë për arrati të vogla, për tu fshehur nga zhruma dhe njerëzit. Me mërkurin në familje të 8, janë të detyruar të merren me raportin personal. Neptuni në hyrje të fortë dhe pozitive me Saturnin që është te ata, zgjidh çështje familjare dhe çështjet që i përkasin fizikut./ S,M