Bayern Munchen barazoi 1-1 me Bayer Leverkusen, në supersfidën e Bundesligës, të mbajtur në “Allianz Arena”. Në pjesën e parë dominuan bavarezët me mbajtjen e topit, por pa mundur dot të tregohen konkret para portës së kampionëve të Gjermanisë.
“Aspirinat” kaluan në avantazh në minutën 30-të, mesfushori shqiptar Granit Xhaka shërbeu në mënyrë perfekte për Andrich, i cili me një të djathtë spektakolare nga distanca e dërgoi topin në rrjetë.
Të besuarit e Kompany u kundërpërgjigjën me Pavloviç, me një perlë të vërtetë në minutën e 39-të.
Në fraksionin e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, teksa mbizotëroi frika e pësimit të golit.
Në të 87-tën, Muller bie në zonë, Bayern pretendon penallti, por nuk mendoi kështu arbitri, që vijoi lojën normalisht.
Në fund, pa fitues, me Bayern që me 13 pikë ruan kruen e klasifikimin. Djemtë e Alonsos janë në vendin e 3-të me 10 pikë./ D.C