Analisti Namir Lapardhaja i ftuar në një program televiziv komentoi në një program televiziv kaosin e sotëm në seancën plenare të Kuvendit ku u dogjën dhe një pjesë e karrigeve të parlamentit prej deputetëve të opozitës.
Lapardhaja thekson se opozita është vetëdjegur me këto veprime.
‘Një opozitë që është vetëdjegur nga rruga qorre. Kemi rikthim të situatës para 1 viti. Që pa u kuptuar vajti deri në normalizim që nuk nxori asgjë në pah por thjesht mundësoi pazarin për amnisti penale dhe kodin elektoral. Fjala e Nokës e tregoi pazarin, tha që kërkojmë qeveri teknike.
Ishin këta që akuzonin Bashën për qeverinë teknike në 2017. Do thoja edhe sikur Rama ti ofrojë qeveri teknike, këta sërish në zgjedhje do humbasin me turp të madh. Retorika e tyre sikur janë për popullin, por flasin vetëm për Berishën, Ilir Metën. Folën për veten e tyre jo për popullin.’
Skenat sipas tij janë të turpshme dhe qytetarët do ti braktisin protestën e radhës.
‘Skenat ishin të turpshme, që qytetarët do ti japin përgjigje në protestën e radhës e cila do jetë minimaliste.’/ S.M