Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Veliaj: Një mendje e kthjellët e kupton kush punon dhe kush bllokon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e Njësisë 5 në Tiranë kanë një shkollë shumë herë më të fortë dhe me kushte më të mira për të mësuar. Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, e cila pret çdo vit mbi 1300 nxënës, u rindërtua nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti. Në përurimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shprehën se shkolla e re u ndërtua aty ku ishte, por më e madhe, më e bukur dhe më e fortë se ajo që ishte. Në fjalën e tij, Veliaj tha se buqeta e shkollave në kryeqytet do vijojë të plotësohet me rindërtimin e shkollave “Edith Durham” dhe “Petro Nini Luarasi”.

“Ka shumë njerëz që thonë, jo vetëm për shkollën, por edhe për teatrin, se e duan ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë! Çështja është të bëjmë ca gjëra të reja, të bukura, më të forta e më të mëdha, me më shumë hapësirë e modernizim e më shumë cilësi. Sot kemi zbatuar pikërisht këtë: aty ku ka qenë, por më e madhe, më e bukur dhe më e fortë. Kantieri i radhës është vetëm 50 metra nga këtu, shkolla ‘Edith Durham’, ajo do të jetë shkolla e re që do të bëjmë për Njësinë 5. Për të gjithë ata që kanë kërkuar më shumë hapësira, jemi te faza ku shkollat në periferi janë bërë aq të mira, sa ka ardhur koha të bëjmë ‘Edith Durhamin’, shkollën në zemër të ish Bllokut, me të njëjtën cilësi, aty ku ishte, por më të bukur, më të fortë dhe më të madhe se ç’ishte. E filluam në qendër të ish Bllokut me kopshtin ‘Sunny Hill’, vijuam me kopshtet e çerdhet, mbaruam tani 9-vjeçaret dhe është tamam qershia mbi torte, “Petro Nini Luarasi”, që gjithë cikli i atyre që studiojnë, mësojnë dhe rriten në zemër të Tiranës, të jetë cilësor nga fillimi deri në fund”, tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai shtoi se Tirana është e vetmja bashki në Europë që e jep falas arsimin digjital për fëmijët, për të siguruar që brezi i ri të mësojë punët e së ardhmes pa qenë nevoja të ikë nga Shqipëria. “Tirana është e vetmja bashki në Europë që e jep falas arsimin digjital. Pra, përveç asaj që garanton ministria në shkollë, Piramida sot, për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç, ka kurse falas te TUMO. Sot kemi çuna dhe goca që janë në gjimnaz dhe kanë filluar që tani, me një leje nga prindi, të punojnë për një kompani duke koduar nga shtëpia. Për një mendje të kthjellët është kollaj ta dallojë dikë që thotë: “Do bëjmë këtë shkollë, edhe atë shkollë, edhe atë shkollen tjetër, po edhe këtë tjetrën, dhe do bëjmë këto rritje rrogash dhe këto pagesa suplementare”, nga ai që thotë: “Do të bllokojmë këtë rrugë në datën kaq dhe këtë rrugën në datën aq, dhe do të takohemi te kjo rrugë për të djegur goma dhe te ajo rrugë do zihemi me policinë”. Mendja e kthjellët shikon kush është energjia që prodhon të mira dhe që do të shtyjë përpara suksesin, dhe kush është ajo energjia keqe, që jo vetëm mban erë, po mundohet edhe të të mallkojë në çdo punë të mirë”, tha ai.

Lexo edhe :  Maratona e Tiranës rikthehet më 20 tetor: Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se në të gjithë vendin janë hapur 40 kantiere të reja arsimore që do të përfundojnë brenda këtij viti shkollor. “Kemi ecur shumë shpejt me infrastrukturën shkollore. Janë 100 shkolla që përgjatë vitit 2024 janë rehabilituar ose janë në proces rehabilitimi. 40 kantiere të reja në të gjithë vendin tashmë janë hapur dhe brenda këtij viti shkollor edhe këto objekte arsimore do t’i shtohen kolanës së shkollave të rehabilituara që garantojnë standarde shumë të mira për nxënësit por edhe për mësuesit. Shumë shpejt do të prezantojmë paketën e re për modernizimin e kornizës kurrikulare. Lind nevoja që të gjitha sfidat e kohës që jetojmë dhe ato të së ardhmes t‘i projektojmë në kurrikulën arsimore”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Kryebashkiaku u ndal edhe te politikat sociale që ka ndërmarrë bashkia për t’i ardhur në ndihmë kategorive që kanë më shumë nevojë. Duke u ndalur te qendra e ekselencës për fëmijët e spektrit autik, Veliaj tha se ajo do të ketë mësueset më të mira në rajon, si dhe do të presë fëmijë edhe nga shtete të tjera. Nga ana tjetër, ai foli edhe për transportin publik që do të jetë falas për pensionistët nga data 1 janar, si dhe ushqimin falas në shkolla nga shtatori i vitit të ardhshëm./e.t

Të fundit

Ulsi Manja: “Mosbindja Civile, një rrugë jocivile në epokën e politikës së dështuar

Tani kjo Mosbindja Civile mesa di unë është shpikja e madhe e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike, duke...

Krizë midis çiftit? E dashura e DiCaprio-s filmohet në Paris, aktori s’shihet askund

Vittoria Ceretti, e dashura e Leonardo DiCaprios, është parë në Javën e Modës në Paris. Modelja 26-vjeçare ka ardhur me një fustan mini rozë, të...

Njihuni me historinë e indianes Saishwari Patil e cila fiton para duke fjetur

Një bankiere me bazë në Bengaluru të Indisë e ka kthyer ëndrrën e saj për të fjetur më shumë në një realitet fitimprurës. Saishwari...

Salianji ndërmerr hapin e papritur, kërkon në Gjykatë pezullimin e dënimit (Shkresa)

Katër ditë pas dënimit me burg, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një shkresë ku kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës...

Bëhet publike romanca e re e Elvana Gjatës, shok me Noizyn

Faqja e njohur në rrjetin social Instagram, “Vipat e Bllokut” ka bërë publike për herë të parë se këngëtarja e njohur Elvana Gjata është...

Lajme të tjera

Web TV