Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Jam shantazhuar”/ Gazetari padit në SPAK drejtuesit e RTSH: Shpërdoruan detyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa dorëheqja e ish-drejtorit Alfred Peza u shoqërua me akuza për ngacmim seksual, një tjetër skandal ka shpërthyer ne RTSH.

Moderatori Ardit Murataj ka paralajmëruar një padi në SPAK për drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar, pasi pretendon se është hequr në mënyrë të padrejtë nga drejtimi i emisionit të mëngjesit në RTSH.

Ai ka ndarë një video në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shprehet se do ta hedhë në gjyq këtë institucion për këtë largim në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye.

Sipas tij, kontrata ishte për një sezon të plotë televiziv ndërkohë që ai ka realizuar vetëm 20 emisione. Po ashtu, flet se ka edhe prova se është shantazhuar, por nuk jep detaje apo emra për mënyrën sesi është kërcënuar. Megjithatë, shton se është i gatshëm që të gjitha provat që ka grumbulluar, t’i paraqesë pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Të dashur miq, por edhe nga ju keqdashës. I udhëhequr thellësisht nga parimet institucionale dhe ato të shtetit ligjor, i përkushtuar në detyrën për të cilën RTSH më kontraktoi për një sezon por që nuk zgjati më shumë se 20 puntata, si autor dhe drejtues i programit “Mirëmëngjes Shqipërisë”, sot ju njoftoj se rrugëtimi në RTSH ka përfunduar. I gjendur përballë paligjshmërisë, por edhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, po ju njoftoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt. Për të çuar në vend drejtësinë dhe integritetin tim dhe po ashtu edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët, sipas juristëve me të cilët jam këshilluar kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj në këto momente burrërisht duke i dalë përballë dhe jo në mënyrë të pabesë siç ata bën ata. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata. Dhe mbi të gjitha i përulur nga mesazhet solidarizuese ndaj miqëve dhe kolegëve të mi. I juaji Ardit Murati,”-deklaron ai./kb

Të fundit

Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit dhe fton qytetarët

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës së 7 tetorit. Bardhi shprehet se demokracia...

Kush janë dy deputetët e opozitës që “shpëtuan” socialistët në Kuvend

Ndonëse deputetët demokratë bënë dy orë përleshje para kuvendit jo vetëm për të futur në sallë kolegët e tyre të përjashtuar, por edhe për...

”Ervin Salianji të bëjë kujdes me ushqimin në qeli”; paralajmërimi i fortë nga…

Lefter Maliqi, në cilësinë e ish-numrit dy të Burgjeve shokon me deklaratën, kur thotë se Ervin Salianji duhet të bëjë kujdes me ushqimin në...

Deklarata e ish-kryeministrit britanik:Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualet

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personale të tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur...

“BE mund të vdesë”/ Macron paralajmëron për fatkeqësi : Kemi nevojë për…

Presidenti francez, Emmanuel Macron, lëshoi një paralajmërim të fortë për të ardhmen e Bashkimit Evropian në një ngjarje në Berlin, duke deklaruar se “BE...

Lajme të tjera

Web TV