Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kush po shantazhon duke falsifikuar mesazhet e SKY? Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një interviste për ”Të Pashoq” me Edjona Devrishin, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka bërë deklaratën e fortë, kur thotë se përgjimet e SKY po përdoren për t`u bërë shantazh disa njerëzve, jo vetëm në drejtësi dhe politikë.

Duke marrë rastin e Gazment Bardhit, ai thotë se po përdoret e njëjta metodë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, madje kjo punë ka arritur deri në Kushtetuese.

“Ka shumë kohë që për SKY ECC ka nisur një fushatë shantazhi, jo për politikanë, por për njerëzit që ikurajojnë SPAK-un dhe organet që ta çojnë deri në fund këtë proces dhe të çojë pas hekurave personat që kanë bërë krime.

Ka nisur shantazhi te prokurorët, gjyqtarët, po vijon deri te Kushtetuesja, nëse duhet shpallur apo jo antikushtetues.

Bëhet përems nxjerrjes së faksimileve ”fake” sikur ti je i përfshirë.

Këto janë që njerëzit të mbyllin gojën dhe të lejojnë grupe të caktuara të fitojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi gjykatat.
Ka pasazhe që nga ajo që kam parë unë, sepse janë të shpërndarë në kohë dhe u janë drejtuar shumë individëve… nuk flas për zotin Bardhi, për të do flasë SPAK.

Nuk janë të atij formati që ne kemi parë në seancat gjyqësore. Shumë lehtë shihet se si i kanë ndryshuar nga pikëpamja kompjuterike”, thotë ai.

Karamuco ka paralajmëruar arrestime të reja në kuadër të përgjimeve të SKY.

Ai tregon se ka qenë personalisht në SPAK dhe ka parë aty dosjet deri në tavan për këtë cështje.

Gjithashtu, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.

Karamuco paralajmëron nisjen e një epoke të re në luftën ndaj trafikut. Ai thotë se amerikanët kanë parë se ka nevojë për një volum më të lartë pune dhe prandaj vendosën të hapin zyrën e tyre.

“Do të thotë një formë e organizmit të zyrës që ka volum pune.

Që nuk është thjesht një oficer kontakti, por zyrë e mirëfilltë asistence. Dhe kjo e çon në tjetër nivel raportin me DEA-n.

Kjo po hapet sepse ata gjykojnë që volumi i marrëdhënieve që kanë mes institucionet tona për trafikun e drogës, duhet të vijë në një nivel që duhet një zyrë konkrete. Jo një agjent i ngarkuar. Dhe kjo është një nga risitë”, thotë ai.

Lexo edhe :  Policia publikon masat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, ja çfarë duhet të keni parasysh

I pyetur nëse DEA ka besim te autoritetet shqiptare, duke qenë se ka nxjerrë numra kontakti direkt me qytetarët, eksperti përgjigjet kështu: “E kanë bërë në Meksikë, edhe në vende të tjera të Amerikës Latine.

Edhe për çështjen e terrorizmit ata vënë numer direkt, edhe pse i kërkon vendi i tyre.

Është kjo praktikë. Ata nuk bazohen vetëm te ligjet e tyre, por dhe te konventat. DEA ka 16 stacione në Evropë.

Ka në Athinë dhe ne me ata kemi nisur kontaktet. Sollën një oficer në ambasadë. Zyra nuk do jetë vetëm për Shqipërinë, por dhe pjesën lart Adriatikut. Vijën dhe ata të FBI. Trajnojë, japin informacion dhe ikin. Kjo bëhet në mënyrë të shpeshtë”.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, paralajmëron se Ervin Salianji, nuk do ta vuajë një vit të plotë dënimin në qeli. Ai deklaron se Gjykata e Lartë do e ndryshojë vendimin, por sipas tij, problem janë vonesat me zbardhjen e vendimeve.

“Ky rast ka marrë vendim të formës së prerë dhe duhet të shohim të zbardhur vendimin. Nëse unë e shoh të zbardhur, krijoj idenë se çfarë ka ceduar nga mbledhja e provave dhe mbi të cilat do të vihet në vend e drejta e shkelur në gjykatat më të larta. Jemi para faktit që kemi një vendim të formës së prerë.

Gjykata e Apelit ka një problem se jep ekstrakt dhe vonon zbardhjen e vendimit. Avokatët i kanë të lidhura duart.

Unë e kam ndjekur në mënyrë mediatike, jo të kem parë aktet konkrete. Mendoj se Gjykata e Lartë do jetë më e butë. Nuk besoj se do bëjë 1 vit burg. Ka mundësi dhe ta rikthejë në Apel. Janë disa versione të hapura. Nëse gjykon se mund të pezullohet vuajtja e dënimit”, thotë ai.

I pyetur për dnëiomin e Salianjit nga Apeli me 1 vit burg për kallëzim të rremë në kuadër të dosjes ”Babale”, eksperti thotë se po pret me durim zbardhjen e vendimit të plotë nga Apeli, për të parë aty argumentët ligjorë e pastaj të gjykojë nëse trupa gjykuese ka ceduar, është ndikuar apo ka dhënë vendim të drejtë.

/e.t

Të fundit

10 mitet më të çuditshme dhe më të dyshimta për dashurinë

Disa nga tregimet më të çuditshme të mitologjisë përfshijnë dashurinë dhe seksin. Këto mite të lashta nga kultura të...

“Të tronditur nga vdekja e 14-vjeçarit”, Spiropali: Detyra jonë të reagojmë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali foli sot në takimin e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, duke shprehur gatishmërinë për propozime dhe ndryshime në...

“Ti ishe shpirti im…”/ Nuk fitoi betejën me kancerin, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur nga seriali “One Tree Hill”, Paul Teal, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Ai prej disa muajsh vuante nga kanceri në...

Semaglutide, çfarë duhet të dini për ilaçin “trend” për humbjen e peshës

Në muajt e fundit mund të keni dëgjuar shpesh për semaglutide , një ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2 , i cili...

‘Ku po i rrisim fëmijët?’, Arbana Osmani e tmerruar pas vrajses së 14-vjeçarit në Tiranë

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike të një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Osmani ka thënë se është e shokuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV