Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dënimi i Salianjit/ Parlament inormal, PD bllokon dyert, PS futet nga “dritarja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënimi i Salianjit

Parlament inormal, PD bllokon dyert, PS futet nga “dritarja”

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët u përjashtuan nga punimet në Parlament nga 40-60 ditë, u paraqitën dje në Parlament duke krijuar tension dhe përplasje teksa bllokuan hyrjet kryesore. Socialistët u detyruan të gjejnë “hyrjet emergjente”. Përlasjet vijojnë me denoncime e kundërdenoncime, ndërsa shkaku i kaosit lidhet me dënimin me një vit burgim të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Në parim, Kuvendi është një arenë ku përfaqësuesit e popullit përplasen në nivel intelektual, me mendime dhe ide të ndryshme për të formuar ligje dhe politika që shërbejnë interesin publik. Por sërish këtë të enjte, pamjet që dolën nga seanca plenare sollën një dëm tjetër material dhe politik. Përfaqësuesit e opozitës kaluan përplasjen në përleshje fizike. Opozita ishte në Kuvend mbi një orë përpara fillimit zyrtar të seancës plenare, por të gjithë deputetët e saj u ndaluan të futen në sallë nga Garda e Republikës. Garda, e cila duket se kishte marrë udhëzime të qarta, nuk lejoi asnjë deputet opozitar të hyjë, pa marrë parasysh nëse ishin përjashtuar zyrtarisht apo jo. Një nga taktikat e Gardës për të ndalur opozitën përfshinte përdorimin e një automjeti të Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Ky automjet u vendos si një diversion për të tërhequr opozitarët, të cilët mendonin se ajo po përpiqej të hynte në Kuvend përmes dyerve kryesore. Ndërsa demokratët përqendronin energjitë në këtë automjet, Spiropali dhe kolegët e saj socialistë hynë në Kuvend nga dera e pasme, duke formuar kuorumin e nevojshëm për të vijuar punimet. Ndërkohë, demokratët e jashtëm vendosën të protestonin në një mënyrë të ashpër. Katër manekinë të veshur me uniforma burgu, me fytyrat e Edi dhe Olsi Ramës, Fatmir dhe Agron Xhafajt, u dogjën në oborrin e Parlamentit. Ky akt simbolik ishte një shfaqje e qartë e mosmarrëveshjeve politike dhe akuzave të vazhdueshme të opozitës ndaj qeverisë për korrupsion dhe kriminalizim të politikës.

“Normalitet informal” brenda, zjarr jashtë

Brenda sallës së Kuvendit, socialistët vijuan punimet në mënyrë të njëanshme, duke folur vetëm mes tyre, ndërkohë që jashtë vazhdonte zjarri e protestave të demokratëve. Ndonëse tentuan të silleshin sin ë një situatë normale dhe të “përkushtuar” për agjendën parlamentare edhe tek socialistët shihej një lloj tensioni, pasi një pjesë prej tyre nuk e prisnin dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji. Ai u dënua me një vit burgim nga Gjykata e Apelit për akuzën “kallëzim I rremë I kryer në bashkëpunim. Salianji u dënua pas publikimit të një audiopërgjimi në vitin 2018 ku dyshohej se ishte iplikuar në trafik të lëndëve narkotike Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj. Pas atij publikimi, Agron (Geron) Xhafaj paditi Salianjin për kallëzim të rremë dhe më pas u nis drejt Italisë për të vuajtur dënimin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër Fatmir Xahafaj pak javë më vonë dhe dorëheqjen, teksa procesi ndaj Salianjit u zgjat për gjashtë vite dhe vetëm një javë më parë gjykata e shpalli fajtor, duke e dënuar me një vit burgim të cilin po kryen në Burgun e Fierit. Dënimi i Salianjit solli revoltën e kolegëve të tij dhe tashmë PD përveç kaosit që po krijon në Parlament ka thirrur edhe protest kombëtare të hënën e ardhshme. Sipas tyre dënimi I Salianjit është nga urdhri politik i dyshës Rama-Xhafaj. Ndërkohë dje pas përfundimit të seancës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shpalli se aksioni i opozitës do të vijonte me intensitet. Ai theksoi se përjashtimi i deputetëve opozitarë nga Kuvendi ishte bërë në shkelje të plotë të rregullores dhe ligjit. “Praktikisht, njëlloj siç janë burgosur deputetët tanë pa ligj, edhe ata të dënuar janë dënuar pa ligj. Ky është një regjim që nuk njeh ligj e Kushtetutë,” deklaroi Bardhi, duke akuzuar qeverinë për autokraci dhe kriminalizim të institucioneve shtetërore. I pyetur nëse ky aksion po arrin apo jo të pamundësojë jetën normale të Parlamentit, Bardhi u përgjigj: “Nëse ju duket normale që kryetarja e Parlamentit futet si mi në godinë… Mua nuk më duket normale. Ligjet, mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe t’i miratojnë. Problemi këtu është që deputetet e opozitës nuk u lejuan të futen në Parlament nga gardistët”. “Nuk bën asgjë më shumë e asgjë më pak Rama se Putini. Sjell deputetët e tij si dele të përplasen me opozitën dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër shqiptarë. Ne do të vazhdojmë si të na teket”, tha ai. Sipas tij, kryetarja e Kuvendit nuk duhet të përdorë “metodat e miut” për të hyrë në sallë, ndërsa akuzoi qeverinë për shpërfilljen e opozitës dhe vendimeve ligjore. Në tentativë për të bllokuar deputetë dhe ministra të mazhorancës në hyrjen të Kuvendit, Noka i është drejtuar me fjalët hajdut deputetëve të mazhorancës. Ai tha se ka djegur karrigen e tij, ndërsa mazhoranca ka djegur paratë e shqiptarëve. “Ju jeni hajdutë. Keni vjedhur Shqipërinë. Unë kam djegur karrigen time. Ti ke djegur paratë e shqiptarëve. Ju i keni vjedhur të gjitha dhe qaheni për një karrige”, tha Noka

Lexo edhe :  Rama në SHBA: Uniteti mes komuniteteve fetare i rrënjosur në ADN-në tonë

Spiropali dhe Balla

Nga ana tjetër, socialistët dolën të bindur se përplasjet nuk kanë të bëjnë me një vendim të gjykatës, por janë vetëm një taktike e opozitës për të penguar funksionimin e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi përfundoi seanca, u largua drejt zyrës së Presidentit Bajram Begaj për të diskutuar krizën politike, duke nënvizuar përkeqësimin e situatës parlamentare dhe implikimet që kjo sjell për të ardhmen politike të vendit.

Të fundit

“Opera për tre grosh”/ Regjisori japonez: Aktorët shqiptarë kanë një ndjeshmëri të madhe

“Opera për tre grosh” është premiera në teatrin “Migjeni” e cila shtroi pyetjen se çfarë është njeriu. Kjo vepër...

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha: Do më lësh për një me trupin si ngjalë

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi i dhënë dje nga doktoreshë Briseida Xhelaj në emisionin e “Ftesë në 5”. Briseida tregoi se...

Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia Tiranë arkëton 93 mln euro nga taksat

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe rritja e referencës së çmimeve të apartamenteve ka bërë që Bashkia e Tiranës të arkëtojë të ardhura rekord...

“Normat më të larta të ryshfetit në Rajon”/Basha: Duhet një Qeveri që lufton korrupsionin

Lulzim Basha, kreu i demokratëve Euroatlantikë, ka komentuar studimin e fundit të koalicionit SELDI dhe shprehet se çdo tregues ndërkombëtar dëshmon se kjo qeveri...

A ka vrarë ndonjëherë Adolf Hitler dikë me duart e tij?

Zyrtarisht Hitleri nuk vrau askënd. Megjithatë, mbeten shumë dyshime për vdekjen e mbesës së tij Angela Maria Raubal (1908-1931), e njohur si Geli, vajza e...

Lajme të tjera

Web TV