Era e fortë ka rrëzuar një pemë pasditen e kësaj të premteje në rrugën “Sami Frashëri”, pranë shkollës “Edith Durham”, në zonën e ish-Bllokut
Siç shihet nga fotot e LSA, pema ka zënë rrugën. Sipas informacioneve paraprake, një makinë që ka qenë në lëvizje në momentin e rrëzimit të pemës është dëmtuar, por fatmirësisht nuk është lënduar njeri.
Kjo zonë është shumë e frekuentuar nga këmbësorët, por edhe nga mjetet dhe rrëzimi i saj mund të sillte pasoja të rënda jete.
Pritet që punonjësit e Bashkisë së Tiranës të bëjnë të mundur lëvizjen e pemës dhe lirimin e rrugës./ S.M