Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë deputete të Partisë Socialiste kanë reaguar lidhur me cënimin fizik që bëri sot Xhelal Mziu, deputet i PD-së, ndaj socialistes Milva Ekonomi në ambjentet e Kuvendit. Deputetet socialiste dënojnë dhunën, duke e cilësuar si sulm ndaj koleges së tyre..

Reagimi i grave deputete të PS:

‘Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi,  është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme.

Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur.

Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit.

Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës.

Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre.’ S.B

Të fundit

Nobel në kimi, fitohet nga ‘arkitektët’ e proteinës

Zbulimi për strukturën e proteinës dhe formës së susbtancës jetike për njeriun i mundësoi studiuesit nga Uashingtoni David Baker e dy britanikeve...

Një ditë para inaugurimit, xhamia e Namazgjasë rrethohet nga flamujt shqiptarë dhe turq

Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet do të inaurugohet ditën e nesërme në një ceremoni ku pjesëmarrës do të jetë edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep...

Tirana Gate 2024, një dekadë festival, 11 shkrimtarë europianë në kryeqytet

Clemens Meyer, Florian Gantner, Dejan Atanackoviç, shkrimtarët më të njohur aktualisht në Europë kanë mbërritur në Tiranë. Janë 11 autorë të huaj e më shumë...

Pse njerëzit nuk ndihmojnë në situata emergjente?

Një situatë emergjente mund të jetë e frikshme dhe stresuese, jo vetëm për viktimën, por edhe për ata që e shikojnë. Por, shpesh ndodh...

Uragani Kirk i afrohet Europës, ekspertët në alarm: Ka ndryshuar strukturën!

Shteti juglindor amerikan i Floridë po përgatitet për goditjen e uraganit të fuqishëm Milton, mes paralajmërimeve për shira të dendura, erëra të forta dhe...

Lajme të tjera

Web TV